Temperaturat mesatare në të gjithë botën për Tetor 2019 ishin më të nxehtat të regjistruara në historinë e këtij muaji.
Ky është përfundimi i nxjerrë nga agjencia e BE-së për monitorimin e tokës, ‘Kopernik’.
Shumë vende evropiane panë temperatura mbi mesatare gjatë gjithë muajit, me përjashtim të atyre në veri dhe veri-perëndim të kontinentit, por anomalitë e temperaturës evropiane shpesh janë më të mëdha se ato globale, veçanërisht në dimër.
Temperaturat ishin gjithashtu mbi mesataren në pjesë të mëdha të Arktikut, por pjesa perëndimore e SHBA-së dhe Kanadaja përjetuan temperatura më të ftohta se zakonisht.
Temperatura e tetorit është tashmë 1.2 ° C mbi nivelet para-industriale të përcaktuara nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës (IPCC), tha agjencia e monitorimit të tokës ‘Kopernik’.
Kjo është afër kufirit ambicioz 1.5 ° C të përshkruar nga marrëveshja e klimës në Paris e cila synon të mbajë ngrohjen midis 1.5 ° C dhe 2 ° C.