Reklame:

Agjencite bujqesore ne ndihme te fermereve!

Agjencitë bujqësore të ekstensionit që funksionojnë nëpër rrethe të ndryshme të vendit, po orientojnë fermerët të prodhojnë drejt kërkesave të tregut.

Zgjidhja e ‘ngërçit’ të superprodhimit bujqësor vendas, që në sezone të caktuara ka sjellë shqetësim tek fermerët për lënie të prodhimit stok apo të shitur nën kosto, është bërë tashmë pjesë e punës së këtyre agjencive.

Miço Kote, specialist i ekstensionit në Lushnjë, tha për ATSH-në, se rritja me mbi 13 % e prodhimit bujqësor vetëm në zonën e Lushnjës, ku janë të regjistruar me NIPT dhe kartë fermeri mbi 35 mijë fermerë, ka shtuar nevojën e këshillimit të fermerëve për strukturën e mbjelljeve në fermat e tyre.

Sipas tij, Lushnja ka 35 pika të grumbullimit të prodhimeve bujqësore, ndërkohë që sipërfaqja e serave ka arritur në 831 hektarë këtë vit. Dinamika e këtij zhvillimi ka sjellë domosdoshmëri lidhjen e prodhuesit dhe eksportuesit me produktet që kërkon tregu dhe mbi të gjitha llojin e kultivarit që kërkohet konform standardeve dhe cilësisë. (ATA)