Reklame:

Mbeturinat plastike ne ndertesa , Projekti me i ri ne Bregun e Fildishte

Rrugët e qytetit bregdetar të Abidjan në Bregun e Fildishtë, çdo ditë janë të mbuluara nga plastika. UNICEF thotë se më shumë se 280 ton mbeturina plastike (afërsisht pesha e 150 makinave) prodhohen çdo ditë në kryeqytet, me vetëm rreth 5 për qind të ricikluara.

Një projekt novator si duket do i jep një jetë të re sasisë së madhe të shisheve plastike dhe qeseve: ato do të shndërrohen në tulla. UNICEF në partneritet me ndërmarrjen shoqërore kolumbiane Conceptos Plasticos do të përdorin këtë teknologji për ndërtimin e shkollave që janë shumë të nevojshme për fëmijët e Bregut të Fildishtë.

Ndërtesa e parë plastike në vend u ndërtua pasi Shkolla Sakassou në Bregun e Fildishtë Perëndimore u shkatërrua nga një stuhi vitin e kaluar.

Sipas organizatës ndërkombëtare, vendit i duhen 15,000 klasa për të përmbushur nevojat e fëmijëve për të mësuar. Prandaj UNICEF i përkushtoi këtë partneritet që të sigurojë ndërtesa shkollore për më shumë se 25,000 fëmijë në Bregun e Fildishtë, të cilët aktualisht nuk kanë vend për të mësuar. Conceptos Plasticos kanë ndërtuar një fabrikë për të kthyer mbeturinat plastike në tulla.

Projekti gjithashtu do t’u japë punësim grave në lagje me të ardhura të ulëta, thotë UNICEF.