Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nisur nga shqetёsimet e pёrcjella nё media/rrjete tё ndryshme sociale, nё lidhje me produktin “Kek Lupo me arrё kokosi”, tё importuar nga Turqia menjëherё ka identifikuar subjektet importuese tё kёtyre kategorive produktesh dhe ka ndёrmarrё procedurat e inspektimit.
“Pёrsa i pёrket produktit “Kek Luppo me arrё kokosi” nga verifikimet e bёra pёr praktikat e importit rezulton se pёr vitin 2019 ky produkt nuk ёshtё importuar nё Republikёn e Shqipёrisё. U kryen kontrolle rigoroze të menjëhershme në 3 subjekte të cilat importojnë kёto kategori produktesh (Kek Luppo) nga Turqia. Nga kontrollet e kryera në këto subjekte u konstatuan kushte të përshtatshme higjeno-sanitare, produktet ishin të ambalazhuara dhe ruheshin në kushte të përshtatshme.
Në momentin e kontrollit, subjektet nuk dispononin produktin “Kek Luppo me arrё kokosi”, por u konstatuan produktet “Luppo Cake Bite Choco Sandwich” 8 copësh si dhe “Kek Luppo Choco Cacao”, mbi tё cilat u ushtrua kontroll fizik duke e thërrmuar produktin për të parë vizualisht nëse kishin prezencë substancash apo lëndësh të huaja në përbërje.
Kontroll nga i cili nuk u evidentua prezencë “kokrriza” të dëmshme sikundër pretendohej në pamjet filmike të paraqitura në media. Gjithashtu u kontrollua plotësimi i kërkesave ligjore si etiketimi i produktit dhe sistemi i gjurmueshmërisë, të cilat rezultuan konform kërkesave ligjore” njofton AKU.
Më tej, Autoriteti bën me dije se për verifikime të mëtejshme mbi sigurinë për konsum të këtij produkti, nga trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u bë marrja e mostrave zyrtare për kryerjen e analizave laboratorike.