Lokalet në Itali po fillojnë të përdorin pipëza prej makaronash për të zvogëluar mbetjet plastike!
Makaronat italiane mund t’i gjejmë në të gjitha format dhe madhësitë dhe një lloj në veçanti, makaronat “bucatini”, me formën e tyre cilindrike, po bëjnë bujë si një alternativë miqësore ndaj mjedisit, ndryshe nga pipëzat plastike.
Një fotografi e postuar në rrjetet sociale, tregon makaronat e përdorura në pije në disa lokale në Itali, sipas një nisme për të zvogëluar mbetjet plastike me një përdorim.
Për ta çuar një hap më tej, kompania angleze “Stroodles”, tashmë shet pipëza prej makaronash që mesa duket zgjasin deri në një orë në një pije të ftohtë, janë pa shije dhe mund të dekompozohen në mënyrë natyrore pas përdorimit.
Themeluesi i kompanisë Maxim Gelmann shpjegon se “Stroodles” nuk është thjesht një kompani pipëzash dhe ka një vizion shumë më të madh: “Stroodles” është më tepër një lëvizje dhe kompani edukuese dhe një derë hyrëse për sjellje dhe mendime më të qëndrueshme dhe pipëzat janë thjesht hapi ynë i parë në misionin tonë për të luftuar mbetjet plastike.
Ne dëshirojmë të tërheqim dhe të arrijmë tek njerëzit me më pak vetëdije për mjedisin dhe t’u tregojmë atyre sa e lehtë është të bëjmë ndryshime të qëndrueshme. Dhe mbase herën tjetër që dikujt do t’i ofrohet një qese plastike, ata do të mendojnë dhe sillen ndryshe.”