Shkencëtarët po kërkojnë dëshpërimisht të zbulojnë sëmundjen misterioze që është duke vrarë koralet në Karaibe.
Brenda më shumë se një viti, në këtë zonë janë zhdukur mbi 30 % të koraleve nga një sëmundje që njihet shumë pak, e quajtur SCTLD, ose sëmundje me humbje të indit koral, që i bën ata të kalcifikohen, dhe më pas, të ngordhin.
Ekspertët paralajmërojnë se sëmundja mund të shkatërrojë një pjesë të madhe të Barrierës koralorë mezoamerikane, një hark i mrekullueshëm prej më shumë se 1.000 kilometrash me korale.
Sëmundja rrezikon të shkatërrojë edhe industrinë të turizmit përreth shkëmbinj nënujore, e dyta më e madhe në botë pas barrierës së madhe koralore ne Australi.
Ironia është se ekspertët mendojnë që një pjesë e problemit nga ana tjetër, mund të burojë pikërisht nga turizmi.
Ata thonë së brenda disa javësh, kjo sëmundje mund të shkatërrojë korale të cilave i janë dashur dekada që të krijohen.