Reklame:

BERZH / 180 milionë euro mbeshtetje per agrobiznesin shqiptar

Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar (AASF) i mbështetur nga BERZH dhe qeveria shqiptare përmes ministrisë së Bujqësisë dhe ministrisë së Financave, është programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar për agrobiznesin shqiptar në tërësi dhe fermerin në veçanti.

"Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar" (AASF)

"Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar" (AASF) i mbështetur ? nga BERZH dhe Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Financave, është një mundësi e artë✅ ?për agrobiznesin shqiptar në tërësi ?? dhe fermerin në veçanti ?‍??‍?. ?Fondi i garancisë me vlerë 1️⃣8️⃣0️⃣ milionë euro dhe asistenca teknike e ofruar nëpërmjet këtij Programi, synon zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit ♻️ përmes rritjes së kapaciteteve dhe financimin e zinxhirit të vlerës në këtë sektor strategjik për vendin.

Gepostet von Ministria e Financave dhe Ekonomisë am Donnerstag, 14. November 2019

Adela Leka, drejtuese e AASF theksoi se programi i mbështetjes së agrobiznesit shqiptar është një instrument inovativ i zhvilluar nga BERZH në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.

“I gjithë instrumenti synon motivimin e institucioneve financiare partnere për të kredituar një sektor vital për ekonominë shqiptare që është sektori i bujqësisë dhe gjithë zinxhirin e vlerave të këtij sektori”, shprehet ajo.

Josif Gorea, administrator i një prej serave që zhvillon aktivitet në zonën e Lushnjes thotë se me mbështetjen e këtij programi ne morëm një financim për të ndërtuar 1.5 ha serë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se falë mbështetjes së BERZH qeveria shqiptare hyri në një program i cili ndihmon atë që është ngërçi i parë dhe ndoshta kryesor, mbështetja në mungesën e kolateralit.

Drejtori i BERZH-it për Shqipërinë, Matteo Colangeli shprehet se ky program nuk ka të bëjë vetëm me paratë, por ka të bëjë edhe me rritjen e aftësive dhe njohurive.

Zëvendësministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçi vuri në dukje se qeveria shqiptare në bashkëpunim me BERZH-n ka iniciuar fondin e garancisë me qëllim zhvillimin e këtij sektori kaq të rëndësishëm.

Fondi i garancisë me vlerë 180 milionë euro dhe asistenca teknike e ofruar nëpërmjet këtij programi, synon zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit përmes rritjes së kapaciteteve dhe financimin e zinxhirit të vlerës në këtë sektor strategjik për vendin. Ky program po zbatohet në 6 zona të vendit, Lushnje, Fier, Berat, Shkodër, Korçë dhe Sarandë .