Reklame:

Delja “Sharole”

Sharole (Charollais) është dele e racës franceze për majmëri. Ajo është dele me madhësi të mesme, me ngjyrë të bardhë, e majme dhe me rritje të hershme, pa brirë dhe me lesh të mirë. Trupin e ka të gjatë dhe me formë ovale, me thellësi dhe gjatësi të mira.

Këmbët i ka të zbathura, pa lesh dhe të shkurtra me ngjyrë si fytyra, por asnjëherë nuk janë me ngjyrë të errët. Bashka e leshit është e mbyllur dhe me ngjyrë të bardhë me lesh të mirë trashësia e qimes së tij është 29 mikronë. Ka kocka jashtëzakonisht të lehta dhe të mira të cilat janë të mbushura me mish me cilësi të përkryer.

Performancat prodhuese:
– Pesha e dhenve të rritur: desh 100 – 150 kg; dele 80 – 100 kg;
– Rrezja i mishit është 60%;
– Sasia e leshit të marrë: kokë meshkuj 2 – 2,5 kg, femra 3 – 4 kg me gjatësi të qimes prej 4 deri në 6 cm;
– Pjelloria: 100 dele në vit lindin 180-200 shqerra, me përqindje të madhe të binjakëve i cili varet nga sezoni i mbarështimit;
– Rritje e hershme: shelegët hyjnë në periudhën e mbarështimit që 7 muaj me pjellori mesatare prej 130%;
– Rritja nga 380 deri në 500 gram në ditë.

Delja sharole është “krijuar” për majmëri dhe duhet t’i jepet rëndësi më e madhe si për mbarështim të pastër ashtu edhe për programe kryqëzimi. Janë vërtetuar rezistenca, qëndrueshmëria dhe përshtatja e saj me kushtet tona të ndryshueshme klimatike.

Edhe pse është pak më e veshtire për kushtet tona, duhet t’i jepet shans për rritje, sepse është me rendiment të lartë, me mish shumë cilësor. Rekomandohet të kultivohet në rajone të ulëta, më të ngrohta me eksploatim ekstensiv .
Gjithashtu e karakterizon pjellori e përkryer, instinkt i nënës dhe mbarështim i lehtë dhe rritje e madhe e shqerrave.