Pema e Bekuar”, “Pema e Jetës”, pema simbol e peizazhit, gështenja, që Zoti e krijoj këtë lis në mal për të mundësuar jetën e krijesave të veta , për të ushqyer dhe strehuar përveç njerëzimit, edhe kafshët, si ato të egra , gjitarët, shpendët, zvarranikët dhe miliarda qenie të gjalla, ashtu edhe ato shtëpiake, por me lëndën drusore që ofron ky lis i bekuar mundëson ndërtimin, meremetimin dhe përmirëson akomodimin e ambienteve të banimit, dhe siguron ngrohjen e njerëzimit me drutë e zjarrit që nga antikiteti!
Gështenja është një minierë e pa shtershme dhe një thesar i pa çmuar! Miniera sado e pasur të jetë, ka një sasi rezervash minerale, të cilat duke u shfrytëzuar vazhdimisht ato pakësohen derisa, vjen një ditë që ato shterojnë, ndërsa ekosistemi agro-pyjor i gështenjës Tropojë në qoftë se drejtohet ripërtëritja natyrore e orientuar drejt ruajtjes së trashëgimisë gjenetike, ky ekosistem është i përjetshëm.
Gështenja është edhe frutë edhe ushqim.
Aroma e këndshme , tipike , deri e pa përballueshme e gështenjës së pjekur , shija e veçantë dhe dëshira e pa ngopur për tu ushqyer me këtë frutë, vlerat dietike, ushqimore, shëndetësore dhe kurative e bëjnë gështenjën të përvëlojë mbi të gjithë frutat tjerë, Gështenja ka kontribuar në shuarjen e urisë së komunitetit të zonave malore që nga antikiteti dhe vlerësohet shumë për miellin e sajë me vlera te veçanta, si ushqim i përpunuar i përgatitur ne një gamë të gjerë ushqimesh të nxehta ose të ftohta, kremra ëmbëlsira, si polenta, torta, amareta, gurabia, çokollata, pasta, makarona e shume produkte te tjera, shurup, reçelra si dhe pije të ndryshme. Për këto arsye që në lashtësi është quajtur “Pema e bukës”.
Gështenja ka qenë për një kohë të gjatë burimi kryesor i t’ardhurave për popullatën e zonës malore ku ajo zhvillohet . Komuniteti rural me fare pak tokë për frymë, me mundësi të kufizuara për mbarështimin e blegtorisë , pa asnjë mundësi punësimi , prodhimet pyjore dhe veçanërisht gështenja kanë siguruar të ardhurat kryesore për familjet fermerë me t’ardhurat nga tregtimi i frutit.
Gështenja ka çarë gjithmonë në tregje vendore dhe ndërkombëtare , duke u tregtuar me çdo monedhë, por është konvetruar me çdo mall apo produkt. Sot gështenja e Tropojës është e vetmja gështenjë Shqiptare që i plotëson të gjitha standartet që kërkohen nga tregjet europiane, kjo falë kultivarit tradicional vendor të përshtatur me mjedisin natyror me një eko-pedologji dhe një mikro-klimë shumë të favorshme në fito-zonen mesdhetare, në habitatin e vet natyror që nga lashtësia që ruan freskinë e bjeshkëve të Tropojës.
Ekosistemi agro-pyjor i gështenjës Tropojë, burimi natyror i rinovueshëm i t’ardhurave të komunitetit rural, një ekosistem agro-pyjor me vlera të pa përsëritëshme natyrore, i vetmi i mbetur në Europë me homogjenitetin gjenetik natyror, duke qenë pronë informale dhe pa zgjidhur statusin e pronës, është objekt i vërshimit të patologjive dhe parazitëve të ndryshëm, objekt i dëmtimeve nga prerjet e paligjshme, i zjarreve dhe i degradimit biologjik natyror për shkak të moshës.
Pas tri dekadave të lënies pas dore të kashnjeteve nga fermerët pronare të gështenjës dhe të braktisjes nga organet e qeverisë dhe si rezultat i mungesës së shërbimeve kulturore dhe sanitare, pemët e gështenjës kanë njohur një përkeqësim të konsiderueshëm duke humbur shume nga organet e kurorës, por disa edhe boshtin kryesor të pemës, për shkak të sëmundjeve, bimëve parazitare, të dëmtimeve nga faktorët natyror si bora, akulli dhe stuhitë apo nga degradimi biologjik natyror për shkak të moshës.
Rehabilitimi i pemëve të dëmtuara si rezultat i infeksioneve nga sëmundjet, dëmtuesit, bimët parazitare dhe i pemëve të moçme kërkon të realizohet nëpërmes një operacioni dendro-kirurgjikal me shërbime kulturore dhe sanitare, me shkurtime të organeve të kurorës dhe shpesh herë të aksit kryesor të pemëve, mjekimin e plagëve dhe dezinfektimin e tyre, që kërkon detyrimisht ngjitjen në lartësi, në kurorat e pemëve për kryerjen e këtyre operimeve dendro-kirurgjikale edhe pse është:
1 – Operacioni me shkallen me të lartë të vështirësisë fizike; pasi detyrimisht duhet të operohet me ngjitje në lartësi në kurorat e pemëve .
2 – Operacioni me shkallen më të lartë të rrezikshmërisë për shëndetin dhe jetën e punëtorëve që marrin pjese në operacion.
3 – Operacioni që kërkon trajnim sublementar tekniko-profesional për njohjen në detaje të operacionit që kryen dhe të zotërojë përgatitjen fizike për të punuar në kushtet e vështirësisë ekstreme në lartësi të pemëve dhe të zotërojë njohje të plotë të njohjes dhe përdorimit të mjeteve të sigurimit teknik dhe të mbrojtjes nga aksidentet në punë .
Organet e qeverisjes qendrore dhe vendore, si dhe komuniteti i fermerëve duhet të shtojnë kujdesin dhe përkushtimin ndaj ekosistemit të gështenjës, këtij burim natyror të rinovueshëm të t’ardhurave që ruan ekuilibrin ekonomik dhe nivelin mirëqenies së komunitetit rural, prandaj planifikimi i zhvillimit rural duhet të , shoqërohet me investime dhe subvencione për mundësuar ripërtëritjen e pemëve nëpërmes kryerjes së shërbimeve kulturore dhe sanitare të këtij burim natyror për optimizmin prodhimit të frutave dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese në nivel rajonal. Rehabilitimi i pemëve që janë në moshën e pjekurisë së plotë dhe të tejpjekjes që përfaqësojnë kultivarin tradicional duhet të konsiderohet si objektivi parësorë për ruajtjen e rezervës biologjike riprodhuese që siguron trashëgiminë gjenetike të kultivarit tradicional.
Pemët tradicionale të prodhimit të frutave çdo vit po pakësohen duke u konvertuar në pemë të ulëta me prejardhje nga cungjet. Kultivari tradicional autokton i gështenjës së Tropojës gjendet i kërcënuar . Humbja e kultivarit të vjetër është një humbje e pa llogaritshme si për komunitetin, ashtu edhe për biodiversitetin e zonës. Fshirja e këtij kultivari nga regjistri i “Fondit gjenetik” të kultivarëve të gështenjës së ëmbël evropianë dëmton edhe biodiversitetin europian. Amerika tash 100 vjet nuk po arrin ta rikthejë gështenjën Amerikane të zhdukur nga sëmundja e kancerit !
Edhe gështenja jonë si të gjitha gështenjat e europës dhe botës është në “Listën e kuqe të specieve të kërcënuara për zhdukje”.