Reklame:

Italia vendos kompensim per drute e perdorur per ngrohje!

Italianet kane pritur per gati 9 muaj për të pasur një dekret që përcaktonte përqindjet e kompensimit të TVSH-së për dru dhe dru zjarri. Rritja e përqindjeve për përfitimin e TVSH-se se sipërmarrësve bujqësorë te cilet jane angazhuar ne pylltari, u vendos me ligjin e buxhetit 2019, së bashku me konfirmimin e përqindjeve të rritura për fermerët e mbareshtrimit te derrave (7.95%) dhe bagëtite ( 7.65%).

Pritja e gjatë e fermereve u pagua megjithatë:
a) për shitjen e druve të zjarrit, degëzat ose fagot, si dhe për mbeturinat e drurit përfshirë ato te sharrimit (shkalla e TVSH-së 10%), përqindja e kompensimit shkon nga 2 ne 6%;
b) për furnizimet me dru ne copa katror, ​​duke përjashtuar drute tropikal (shkalla e TVSH 22%), përqindja e kompensimit shkon nga 2 në 6%.
Përqindja e kompensimit në 2% mbetet e pandryshuar për “dru të ashpër, ose te zbukuruar sipas numrit 44 të Tabelës A, pjesa e parë, bashkëlidhur me Dekretin Presidencial Nr. 633/1972 (shkalla e TVSH 22%).

Përqindjet e reja të kompensimit hyjnë në fuqi në mënyrë retroaktive nga 1 janari 2019, kështu që te gjithe ata qe jane te interesuar do të duhet të kryejnë veprimet e kontabilitetit që u lejojnë atyre të rikuperojnë TVSH-në.