Reklame:

Zv.Ministri Kote : 13% me shume prodhim bujqesor se nje vit me pare, Problem ngelet shitja e produktit!

Gjatë vitit 2019, prodhimi bujqësor është rritur në 13-15% dhe sot ky sektor ka mbështetjen më të madhe financiare si ndonjëherë nga buxheti i shtetit dhe donatorët.

Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, vlerësoi rritjen e investimeve në bujqësi, të eksporteve ‘made in Albania” në blegtori, eksportin e fruta perimeve dhe të peshkut. Sipas tij, prodhimi bujqësor në tërësi ka njohur një rritje me mbi 13% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e investimeve në bujqësi/ Zv.ministri Kote për ATSH-në: 13% më shumë prodhim se një vit më parë

Rritja e investimeve në bujqësi/ Zv.ministri Kote për ATSH-në: 13% më shumë prodhim se një vit më parë“Në fondet buxhetore për Ministrinë e Bujqësisë komponenti i zhvillimit rural adreson rritje të mbështetjes për prodhimin bujqësor vendas por edhe për qendrat e grumbullimit dhe eksportet. Edhe programi IPARD II në fazën e dytë të zbatimit të tij garanton mbi 56 milionë euro mbështetje”, tha Kote.http://ata.gov.al/2019/11/14/rritja-e-investimeve-ne-bujqesi-zv-ministri-kote-per-atsh-ne-13-me-shume-prodhim-se-nje-vit-me-pare/

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Donnerstag, 14. November 2019

Në harkun kohor 2017-2019, bujqësia e rriti kontributin e saj në Prodhimin e Brendshëm Bruto me mbi 2%, ndërsa vetëm vitin e kaluar punësoi 400 mijë individë.

Kote iu referua edhe nivelit të eksporteve që po shënojnë rritje të dyfishuar gjatë viteve të fundit dhe në këtë kontekst, deklaroi ai, “fermerët por dhe sipërmarrësit i janë rikthyer investimeve në bujqësi duke bërë që prodhimi të mos jetë më çështje, por të gjenden tregjet për të marrë vlerë të shtuar nga bujqësia, blegtoria e agroturizmi.

“Në fondet buxhetore për Ministrinë e Bujqësisë komponenti i zhvillimit rural adreson rritje të mbështetjes për prodhimin bujqësor vendas por edhe për qendrat e grumbullimit dhe eksportet. Edhe programi IPARD II në fazën e dytë të zbatimit të tij garanton mbi 56 milionë euro mbështetje”, tha Kote.