Reklame:

Studim: Ndryshimet klimatike rrezikojne shendetin e femijeve

Sipas një studimi të publikuar së fundmi është zbuluar se ndryshimet klimatike po paraqesin rrezik për shëndetin e fëmijëve dhe efektet vetëm se kanë filluar të përhapen e që do të zgjasin gjatë gjithë jetës së tyre.

Pa uljen drastike të emetimeve, rritjen e temperaturave do të rëndohet edhe më shumë jeta e gjeneratave të ardhshme me nivele të larta të kequshqyerjes, sisteme më të dobëta imune dhe rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme.

Hulumtuesit shikuan se çfarë do të ndodhte nëse njerëzimi do të ndiqte një rrugë të zakonshme biznesi e cila do të rezultonte që një fëmijë i lindur sot duke jetuar në një botë që është 4C mbi nivelet para-industriale deri në ditëlindjen e 71-të.

Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës do t’i kërcënojë ata gjatë gjithë jetës së tyre nëse nuk merren masa për të kufizuar ngritjen e temperaturës në nën 2C në përputhje me angazhimet globale.

Ndërsa temperaturat rriten, shkencëtarët parashikojnë një ulje të rendimenteve të kulturave kryesore si misri, orizi dhe soja, gjë që do të bëjë që çmimet të rriten dhe automatikisht do të preken foshnjat nga kequshqyerja, duke rezultuar një rritje me probleme gjatë zhvillimit.

Fëmijët e vegjël janë veçanërisht të prekshëm nga sëmundjet infektive të shkaktuara nga rritja e temperaturave dhe ndryshimi i modeleve të reshjeve.

Temperaturat e ngrohta gjatë vitit 2018 shkaktuan një rritje të përhapjes së një bakterie që shkakton sëmundjet diarreale dhe infeksione të plagëve. Gjatë 30 viteve të kaluara, numri i ditëve klimatikisht të përshtatshme për bakteret Vibrio (që shkakton diarre) u dyfishua.

Ethet tropikale gjithashtu janë duke u përhapur me mushkonjat që filluan të përhapen nëpër Evropë dhe territore të tjera.

“Shëndeti i fëmijëve janë veçanërisht të prekshëm nga rreziqet e ndryshimeve klimatike. Trupat e tyre dhe sistemet imunitare janë ende duke u zhvilluar, duke i lënë ata më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve dhe ndotësve mjedisorë”, tha Dr Nick Watts, drejtori ekzekutiv i The Lancet Countdown, i cili gjurmon lidhjet midis shëndetit publik dhe ndryshimeve klimatike.

“Pa veprime të menjëhershme nga të gjitha vendet për të ulur emetimet e gazrave serë, fitimet në mirëqenie dhe jetëgjatësia do të rrezikohen, dhe ndryshimi i klimës do të vijë për të përcaktuar shëndetin e një gjenerate të tërë.”

Ndotja e ajrit të grimcave të imëta (PM2.5) kontribuoi në 20.500 vdekje të parakohshme në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016 dhe shkencëtarët thonë se ndikimi i ndotjes së ajrit do të përkeqësohet në dekadat e ardhshme.

Të rinjtë janë veçanërisht të prekshëm ndaj ajrit toksik i cili kontribuon në uljen e funksionit të mushkërive, përkeqësimin e astmës dhe rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditje në tru.

Humbjet vjetore ekonomike dhe kostot e shëndetit nga PM2.5 në Evropë mund të arrijnë deri në 129 bilionë euro çdo vit nëse ndotja mbetet në nivelet e vitit 2016.

“Këtë vit, ndikimet përshpejtuese të ndryshimit të klimës janë bërë më të qarta se kurrë”, tha profesori Hugh Montgomery, bashkë-kryetar i The Lancet Countdown dhe drejtor i Institutit për Shëndetin e Njeriut dhe Performancën në University College London.

“Temperaturat më të larta të regjistruara në Evropën perëndimore dhe zjarret në Siberi, Queensland dhe Kaliforni shkaktuan probleme shëndetësore si në astmë, infeksione të frymëmarrjes etj.

“Nivelet e detit po rriten me një normë gjithnjë e më shqetësuese. Fëmijët tanë e njohin këtë emergjencë klimatike dhe kërkojnë veprime për t’i mbrojtur ata. Ne duhet t’i dëgjojmë dhe t’i përgjigjemi”, tha ai.

Shkencëtarët thonë se bota do të përmbushë qëllimet e saj klimatike, asgjë më pak se një ulje vjetore prej 7.4 për qind në emetimet e dioksidit të karbonit deri në vitin 2050 është më se i nevojshëm.

Dr. Richard Horton, kryeredaktor i The Lancet, u bëri thirrje komuniteteve klinike dhe shëndetësore globale që të mobilizohen: “Kriza e klimës është një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin e njerëzimit sot, por bota ende nuk ka parë një përgjigje nga qeveritë që përputhen me shkallën dhe sfidat me të cilën do të përballen brezi i ardhshëm.