Reklame:

Pse duhet te konsumoni shege?

E pasur me lëndë ushqyese të çmuara, shega konsiderohet një super ushqim i vërtetë: ja çfarë përfitimesh ka ajo për shëndetin.

Është super “ngopës”. Shega është një aleat i shkëlqyeshëm për ata që janë në dietë. Siguron rreth 83 kalori në 100 gramë (rreth një frutë të qëruar). Për më tepër, falë pranisë së lartë të fibrave, zgjat ngopjen dhe frenon sulmet e papritura të urisë.

Redukton ënjtjen dhe pastron trupin. Falë vetive të tij detoksifikuese, ky frut stimulon pastrimin e të gjithë organizmit. Ajo sjell sasi të larta të mineraleve, në veçanti kaliumi i cili ndihmon në kullimin dhe eliminimin e lëngjeve të tepërta përgjegjës për rëndimin dhe enjtjen.

Redukton lodhjen. Siguron magnez, bakër, mangan, zink dhe shumë minerale të tjera të çmuara për të luftuar lodhjen. Duke qenë atëherë, burim i vitaminave B (në veçanti të vitaminës B5, B6 dhe B9) ndihmon për të marrë energji dhe për të luftuar ndjenjën e lodhjes.

Lufton plakjen. Ky frut siguron shumë substanca anti-plakje si flavonoidet dhe vitaminën C dhe A. Të gjitha këto substanca falë veprimit të tyre të shkëlqyeshëm anti-inflamator dhe antioksidues kundërveprojnë me radikalët e lirë, përgjegjës për plakjen. Për më tepër, vitamina C është thelbësore për prodhimin e kolagjenit, një proteinë që gjendet në lëkurë, kocka, muskuj dhe tendina.

I bën mirë zemrës. Shegët kanë në përbërjen e tyre polifenolet e çmuara që promovojnë kolesterolin “e mirë” (HDL) dhe kundërveprojnë presionin e lartë të gjakut dhe trigliceridet. Ky frut është një burim i mirë i magnezit, një mineral thelbësor për të parandaluar çrregullimet kardiovaskulare.