Zv. ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dha detaje për skemën e re të marrjes së naftës pa taksë për fermerët, si një nga politikat më të shumë pritura lehtësuese që pritet t’i japë frymëmarrje dhe nxitje të shtuar zhvillimit të bujqësisë në vendin tonë.
“Heqja e TVSH-së për inputet dhe makineritë bujqësore ishin ndër masat e para që mori qeveria në mbështetje të fermerëve dhe zhvillimit të sektorit”- tha Kote.
Ndërsa deklaroi se, “nafta pa taksë për bujqësinë është një nga sfidat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe qeverisë shqiptare, për zbatimin e një skeme të re të studiuar, në gjurmët e eksperiencës për sa i takon subvencionit që bëri qeveria shqiptare tek skema e peshkimit që ka dhënë një rezultat shumë të mirë”.
“Skema e subvencionimit për naftën që përdor peshkimi ka rritur prodhimin e peshkut të zënë në vend, janë më të angazhuar peshkatarët nuk ka abuzime dhe shpërdorime dhe qeveria është e angazhuar ta mbështesë bujqësinë përmes modeleve të këtij lloji”- tha Kote për ATSH.
Por jo vetëm kaq nënvizoi ai, edhe në skemat e IPARD sivjet po ndihet një përfitim i mirë nga ana e fermerëve. “Janë gati 25 milionë euro që kanë përfituar 130 kompani apo fermerë, subjekte që kanë marrë makineri bujqësore, kanë investuar në magazina, qendra grumbullimi etj etj, çka tregon që përthithja e kapaciteteve tona po rritet dhe në thirrjen e dytë të IPARD që është hapur, presim kërkesa të tjera edhe atë atyre që nuk mundën të përfitonin në thirrjen e parë, me qëllim mbështetjen e investimeve, rritjen e prodhimit dhe të ardhurave nga ekonomia rurale” u shpreh zv.ministri Kote për ATSH-në.
VIDEO/ Kote për ATSH-në: Suksesi i skemës së naftës pa akcizë për peshkimin edhe në sektorin e bujqësisëhttp://ata.gov.al/2019/11/17/video-kote-per-atsh-ne-suksesi-i-skemes-se-naftes-pa-akcize-per-peshkimin-edhe-ne-sektorin-e-bujqesise/Zv. ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dha detaje për skemën e re të marrjes së naftës pa taksë për fermerët, si një nga politikat më të shumë pritura lehtësuese që pritet t’i japë frymëmarrje dhe nxitje të shtuar zhvillimit të bujqësisë në vendin tonë.
Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Sonntag, 17. November 2019