Pas stuhise se pak diteve me pare sasira te medha mbetjesh urbane, kryesisht plastike kane pushtuar plazhin e Divjakes.
Mbetje te ardhura nga bashkite e tjera te cilat ndodhen pergjate rrjedhes se lumenjve Shkumbin dhe Seman kane mbuluar te gjithe siperfaqen e reres ne plazhin e Divjakes duke dhene qartazi impakti qe ka papergjegjshmeria njerzore.
Sidoqofte, kush ka dhene urdher per te shtyre mbeturinat ne lume, apo ndertuar fushat e mbetjeve prane lumit, ka kryer nje veper kriminale dhe meriton ndeshkim.
Per fat te keq si popull jemi refraktar ndaj ceshtjeve te mjedisit,pavaresisht se eshte themeli ku ngrihet mireqenia e secilit.
Femijet e grupit Junior Rangers te Parkut Kombetar Divjake-Karavasta sebashku me punonjesit e AdZM Fier kane punuar per disa ore per te pastruar bregun duke bera aq sa munden, por sasia eshte teper e madhe. Duhet shume kohe dhe shume vullnetare per te perballuar kete situate.
Drejtori i AdZM Fier Ardian Koçi ka publikuar disa foto te ketij aksioni por ka dhene nje mesazh dhe nje apel per te gjithe per te mbrojtur shendetin dhe te ardhmen e femijeve tane.
Plastika, nje nga shpikjet me te medha te njerezimit, sot rezulton si nje nga rreziqet me te medha per te.
Sot flitet shume per ndotjen nga mikroplastika, copeza prej disa mm deri ne 330 mikron, qe derivojne nga procese industriale, apo edhe nga shperberja e plastikes. Keto copeza jane kudo, ne ajrin qe thithim, ujin qe pime, ne ushqimet qe ne konsumojme, tretur ne ujin e deteve.
Mesdheu eshte deti me i ndotur ne bote nga plastika. Ai permban 7% te te gjithe plastikes,qe ka kontaminuar detet dhe oqeanet e globit. Rreth 30% e peshkut te ketij deti eshte i kontaminuar nga plastika,e cila perfundon ne tavolinat tona jo vetem nga peshku qe konsumojme,por edhe nga kripa qe perdorim.
Efektet negative brenda nesh eshte me permasat e nje mikrobombe, me pasoja te renda ne fertilitet, ne vdekshmerine prekoce,ne sistemin nervor, ne ate imun dhe skeletor, apo ne cilesine e rruazave te kuqe te gjakut.
O njerez, c’po bejme keshtu?
Po helmojme veten, por kini meshire per femijet tane! Nuk e kam per ata,qe per mungese informacioni e bejne pa dashje,por per ata qe jane plotesisht te informuar mbi rreziqet dhe bejne indiferentin,ose ne rastin me te keq jane gjeneruesit e kesaj katastrofe.
Postimi i plote:
Mbas stuhise se pak diteve me pare konstatuam sasira te medha mbetjesh urbane, kryesisht plastike,qe kishin pushtuar plazhin e Divjakes.Mbetje te ardhura nga bashkite e tjera nepermjet lumenjve Shkumbin dhe Seman.Sidoqofte,kush ka dhene urdher per te shtyre mbeturinat ne lume,apo ndertuar fushat e mbetjeve prane lumit,ka kryer nje veper kriminale dhe meriton ndeshkim. Per fat te keq si popull jemi refraktar ndaj ceshtjeve te mjedisit,pavaresisht se eshte themeli ku ngrihet mireqenia e secilit.
Plastika,nje nga shpikjet me te medha te njerezimit,sot rezulton si nje nga rreziqet me te medha per te.Sot flitet shume per ndotjen nga mikroplastika,copeza prej disa mm deri ne 330 mikron,qe derivojne nga procese industriale,apo edhe nga shperberja e plastikes.Keto copeza jane kudo,ne ajrin qe thithim,ujin qe pime,tretur ne ujin e deteve.Mesdheu eshte deti me i ndotur ne bote nga plastika.Ai permban 7% te te gjithe plastikes,qe ka kontaminuar detet dhe oqeanet e globit.Rreth 30% e peshkut te ketij deti eshte i kontaminuar nga plastika,e cila perfundon ne tavolinat tona jo vetem nga peshku qe konsumojme,por edhe nga kripa qe perdorim.Efektet negative brenda nesh eshte me permasat e nje mikrobombe,me pasoja te renda ne fertilitet,ne vdekshmerine prekoce,ne sistemin nervor,ne ate imun dhe skeletor,apo ne cilesine e rruazave te kuqe te gjakut.
O njerez,c’po bejme keshtu?Po helmojme veten,por kini meshire per femijet tane!Nuk e kam per ata,qe per mungese informacioni e bejne pa dashje,por per ata qe jane plotesisht te informuar mbi rreziqet dhe bejne indiferentin,ose ne rastin me te keq jane gjeneruesit e kesaj katastrofe.
Femijet e grupit Junior Rangers te Parkut Kombetar Divjake-Karavasta sot punuan disa ore per te pasyruar bregun,por sasia eshte teper e madhe.Duhet shume kohe dhe shume vullnetare per te perballuar kete situate.
Ju falenderoj te gjitheve Juniores, Kosta, Ignacio, Aurora e Andja, por edhe te tjeret qe sot nuk ishin!
Jeni krenaria jone!