Reklame:

Divjake: Zhvillohet Expo-Forumi Nderkombetar per Bujqesine

Në Divjakë eshte zhvilluar edicioni i parë i Expo-Forumit Ndërkombëtar të Bujqësisë, Agroindustrisë, Agroturizmit dhe Sigurisë Ushqimore “Albania Agro Financing Policy & Food Safety EXPO-FORUM 2019” në bashkëpunim edhe me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.

Edicioni i parë i këtij forumi u organizua në bashkinë e Divjakës, si një ndër zonat më të rëndësishme të prodhimeve bujqësore në vend, ku u diskutuan një sërë çështjesh dhe problematikash në kuadër të përmirësimit të mëtejshëm të sigurisë ushqimore, prodhimin e produkteve të sigurta për konsum në kuadër të përqasjes me praktikat dhe standardet e Bashkimit Europian si dhe përthithjen e fondeve mbështetëse për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë dhe praktikave të mira për prodhim.

Gjatë këtij takimi Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së Robert Lili, vendosi fokusin tek përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e mëtejshëm të sigurisë së produkteve të prodhuara dhe të hedhura në treg për konsum si dhe ofroi të gjithë mbështetjen e nevojshme në fokus të garantimit të Sigurisë Ushqimore.