EFSA ka propozuar masa për të adresuar rreziqet e mirëqenies së kafshëve që vërehen më shpesh gjatë therjes së shpendëve për prodhimin e ushqimit dhe kontrollin e sëmundjeve.
Një përmbledhje gjithëpërfshirëse e botuar nga Autoriteti Europian i Sigurise Ushqimore (EFSA) përfshin të gjithë procesin e therjes nga mbërritja dhe shkarkimi i zogjve, menyra dhe kujdesi gjate therjes. Ai identifikon një numër rreziqesh që shkaktojnë çështje të mirëqenies – të tilla si dhimbja, etja, uria ose lëvizja e kufizuar – dhe propozon masa parandaluese dhe korrigjuese kur është e mundur.
Shumica e rreziqeve janë rezultat i dështimeve të stafit, p.sh. mungesa e trajnimit dhe personelit të aftë. Këshillat e EFSA theksojnë rëndësinë e stafit që trajnohet siç duhet në fazat e ndryshme të therjes dhe për identifikimin e qartë të roleve dhe përgjegjësive per te evituar rreziqet e kontaminive te mundshme te mishit.
Mendimet e reja shkencore janë të parat në një seri axhornimesh për mirëqenien e kafshëve në thertore të kërkuara nga Komisioni Evropian. EFSA do të publikojë mendime të mëtejshme në vitin 2020 mbi derrat (Mars), bagëtinë (qershor) dhe speciet e tjera (dhjetor).
Të gjitha bazohen në njohuritë më të fundit shkencore në dispozicion dhe janë duke u zhvilluar në konsultim me ekspertë të mirëqenies së kafshëve nga Shtetet Anëtare të BE-së.
Gjetjet do të përdoren nga Komisioni Evropian në diskutime me Organizatën Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE) që synojnë përafrimin e qasjeve për mirëqenien e kafshëve gjatë therjes.
https://www.efsa.europa.eu/en/news/poultry-welfare-slaughter-hazards-identified-measures-proposed