Reklame:

Nju Delhi, qytetaret ne radhe per te blere ajer te paster

Nju Delhi është mbuluar nga smogu toksik, disa nga banorët e kryeqytetit Indian janë drejtuar në një bar, i cili shet oksigjen për t’i shpëtuar ndotjes.

India po ballafaqohet me një situatë alarmante të ndotjes së ajrit. Disa kanë filluar ta shfrytëzojnë këtë gjendje dhe po e përdorin për biznes.

Lokali i quajtur “Oxy Pure”, hapi dyert e tij në maj të këtij viti, por këtyre ditëve ka patur rritje të klientëve pasi Nju Delhi është goditur nga nivelet e larta të ndotjes. Qytetarë të shumtë presin në radhë për të blerë “ajër të pastër” në lokalin “Oxy Pure”.

Ndotja arrin në nivele ekstreme, saqë në disa vende të kryeqytetit indian, është thuajse e pamundur të jetohet.

Lokali që shërben oksigjen ofron një trajtim prej 15 minutash me oksigjen të pastër kushton rreth 4 euro për person. Në menu, klientët mund të zgjedhin mes disa aromave për oksigjenin e tyre.