Sistemi i ri i vaditjes se tokave bujqesore i cili po shtrihet deri ne Divjake ne pjesen nga fshati Kryekuq deri ne Zhernec eshte ndertuar ne ane te rruges nacionale dhe nje pjese e tij eshte bere i mbyllur, pra me tuba.
Gjate mbledhjes se Keshillit Bashkiak Divjake keshilltari i kesaj zone ngriti shqetesimin e banoreve se rruga nacionale eshte demtuar shume ne disa segmente te saj si pasoje e mjeteve te renda qe punuan ne hapjen e kanalit dhe veshjen e tij me beton.
Po ashtu edhe menyra e ndertimit te kanalit vadites me tubacion e cila u dakortesua me banoret dhe u parashikua qe mbi kanal te behej trotuar, ka rezultuar jo efektiv per kete zone dhe teper veshtire per te nderhyre ne riparimin e tij.