Reklame:

Fermeret, rimbursim 6% edhe ne 2020-en – Çuçi: ”Skema ka nxjerre jashte tregut spekulantet”

Pavarësisht shqetësimeve të ngritura, vitin e ardhshëm do të vijojë të funksionojë skema e rimbursimit me 6 për qind për fermerët, ndërsa për disa nënsektorë të bujqësisë do të mendohet kompensim. Në Komisionin e Ekonomisë de të Financave, Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, e cilësoi uljen e masës së rimbursimit në bujqësi si një politikë të suksesshme, pasi sipas tij, ka nxjerrë nga tregu spekulantët dhe nuk ka ndikuar në eksporte.

Sa i takon mungesës së tregjeve për fermerët dhe hedhjes së produkteve, Ministri Çuci theksoi se është faji i tyre pasi nuk këshillohen. Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2020 arrin në vlerën e 11.4 miliardë lekëve, ndërsa për subvencione janë parashikuar rreth 8.5 milionë dollarë.