Reklame:

“Sot per Mjedisin” – 1200 kg mbetje urbane mblidhen ne bregdetin e Divjakes!

Bregdeti i Divjakes pjese e Parkut Kombetar ka qene pjese e nje aksioni per pastrimin e tij nga mbetjet urbane. Shirat e fundit bene qe ky bregdet te pushtohej nga mbetjet urbane te cilat i solli si dhurate nga fqinjet tane, Lumi Shkumbin dhe ai i Semanit.

 

Eshte vertet e dhimbshme por njokohesisht edhe revoltuese te shohesh kete plazh te mbuluar nga plastika ne nje kohe kur ne te njejtin vend luajne femijet dhe pushojne te gjithe vizitoret gjate veres.
Jane plot 1200 kg mbetje urbane te grumbulluara diten e sotme prane Kordonit Litoral ( Monument Natyre), pjese e Parkut Kombetar Divjake-Karavasta.

Stafi i AdZM Fier, ne bashkepunim me shoqaten mjedisore Ecovolis, te mbeshtetur edhe nga stafi i DRM Fier dhe nxenes te kolegjit Daka, zhvilluan nje aksion pastrimi ne bregun e detit te Divjakes.

Pas disa oresh pune intensive u mblodhen rreth 1200 kg mbetje urbane, kryesisht plastike.
Ky aksion pastrimi u zhvillua ne kuader te fushates se Delegacionit te BE-se “Sot per Mjedisin”, ku do te pasojne edhe aksione te tjera pastrimi ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta.

Drejtori i AdZM Fier z. Ardian Koçi i pranishem personalisht ne kete aksion ka nje mesazh per te gjithe, ai shprehet se

“Aksioni me i madh eshte ndryshimi i menyres se jeteses per gjithsecilin nga ne , ne emer te se ardhmes se femijeve tane”.

 

SHQIPËRI E PASTËR NË DIVJAKË

Frymëzo një vënd më të mirë! Filloje nga vetja! ??

Gepostet von Ecovolis am Freitag, 22. November 2019