Pavaresisht se moti ka dite qe nuk ka sjelle shira ne zonen e Divjakes, nje siperfaqe e konsiderueshme toke bujqesore ne afersi te lagunes eshte ende e pushtuar nga prezenca e ujit.
Ne keshillin Bashkiak Divjake ka pasur nje debat ne lidhje me kete situate ne kete zone. Anetaret e keshillit bashkiak debatuan me drejtorin e bujqesise prane bashkise Divjake duke i kerkuar te reagoje per keta banore sepse nuk mund te kejme taksen e tokes kur ata nuk e punojne dot ate.
Nga ana e tij Drejtori i Bujqesise Avni Koçi u shpreh se kemi pastruar kanalin kryesor por jane kanalet e treta qe duhen te pastrohen dhe mirembahen nga fermeret dhe sipasoje nuk kryhet funksioni i terheqjes se ujit.
Gjithashtu ai theksoi se problem i madh eshte edhe hidrovori ne Divjake i cili nuk e kryen funksionin e tij pasi eshte ne gjendje te shkaterruar.
Nga tre pompa ne kete hidrovor punon vetem nje dhe ajo eshte e para 30 viteve dhe e ka te pamundur te terheq ujin nga parcelat per nje kohe te shkurter, dy pompat e tjera jane te pariparueshme. Z. Koci u shpreh se bashkia e ka te pamundur blerjen e pompave te reja dhe ne i jemi drejtuar ministrise se bujqesise me nje shkrese zyrtare ku jemi ende ne pritje te nje pergjigje.