Një valë e ftohtë e ajrit polar pritet të godasë Europën në fillim të dhjetorit, sipas parashikimeve më të fundit meteorologjike.
Ajo është shkaktuar nga një ngrohje e papritur stratosferike që shtyn ajrin e ftohtë nga Poli i Veriut më tej drejt Evropës, dhe madje mund të arrijë në pjesë të Afrikës së Veriut.
Sipas parashikimeve, episodi do të ishte relativisht i shpejtë dhe do të pasohej nga temperatura më të ulëta se normale për sezonin e dimrit në Europë.
Ndërkohë, një stuhi tjetër që udhëton nga Atlantiku mund të pritet këtë fundjavë. Me nofkën Cecilia, stuhia pritet të sjellë shi dhe erëra të forta dhe dallgë në Mesdhe. (Euronews)