Reklame:

OBSH: “80% e adoleshenteve ne te gjithe boten bejne me pak se nje ore aktivitet fizik ne dite”

Katër nga pesë adoleshentë në të gjithë botën bëjnë më pak se një orë aktivitet fizik në ditë, thotë Organizata Botërore e Shëndetit, duke paralajmëruar se kjo rrezikon seriozisht shëndetin e tyre në të ardhmen.

Studimi, bazuar në të dhënat e raportuara nga 1.6 milion studentë të moshës 11 deri 17 vjeç nga 146 vende, zbuloi se problemi është universal dhe se është edhe më i mprehtë për vajzat sesa për djemtë.

Një mënyrë jetese aktive fizikisht në adoleshencë ka shumë përfitime shëndetësore pasi shmang sëmundjet kardiovaskulare, përmirëson shëndetin e kockave dhe gjithashtu ka efekte pozitive në peshë, theksoi OBSH.

Në lidhje me dallimet gjinore Fiona Bull, një nga bashkautoret e studimit tha se “vendet duhet të zhvillojnë ose azhurnojnë politikat e tyre dhe të ndajnë burimet e nevojshme për të rritur aktivitetin fizik”.

Mesatarja për Bashkimin Europian ishte në 80.1% të adoleshentëve që kryejnë veprimtari të pamjaftueshme fizike. Franca dhe Italia kishin përqindjen më të lartë të neglizhencës së aktivitetit fizik përkatësisht me 81% dhe 88.6%.

Autorët e studimit thanë që të dhënat mund t’i nënshtrohen paragjykimeve pasi ato përdorën të dhëna të vetë-raportuara dhe jo të dhëna nga pajisjet provuese.