Reklame:

Rishikimi i kufijve te Zonave te Mbrojtora, takim ne Lezhe

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM) kanë marrë një nismë për shqyrtimin dhe vlerësimin e Rrjetit Kombëtar të Zonave të Mbrojtura (ZM), me qëllim njohjen e vlerave të veçanta të ruajtjes (kombëtare e ndërkombëtare), dhe ‘pastrimin’ e rrjetit nga zona që nuk përmbushin kriteret, si dhe propozimin e zonave të reja për t’u mbrojtur në të ardhmen.
Për këtë është ngarkuar Shoqata Kombëtare të Parqeve të Shqipërisë (SHKPSH), e cila bashkë me një grup ekspertësh po sjellin propozime për kufijtë e rinj të ZM-ve, duke organizuar takime këshillimore me ekspertë të tjerë, dhe me palë të interesuara vendore për secilën zonë nën shqyrtim.

Ishull Lezha eshte zgjedhur vendi ku u organizua takimi i AdZM-ve me kufij ne detin Adriatik dhe Jon.

Genti Kromidha specialist i Zonave te Mbrojtura beri edhe prezantimin e projektit studiomor me kufijte e rishikuar te ketyre zonave..
Objektivat kryesore sipas z. Kromidha jane shqyrtimi dhe saktesimi i kufijeve te ZM si dhe dixhitalizimi i tyre ne sistemin GIS. Vleresimi dhe rishikimi i çdo zone te mbrojtur jepet duke dhene specifikimet perkatese ligjore ne menyren e menaxhimit. Pas perfundimit te ketij procesi ne te gjithe zonat e mbrojtuara, seciles prej tyre do ti jepet passaporta perkatese.
Te pranishem ishin perfaqesues te bashkive qe kane ne pronesi keto zona, specialiste dhe OJF me fokus mjedisin qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne keto zona. Ne takim marrin pjese edhe AdZM e Lezhes, Shkodres, Vlores, Lushnjes dhe Durresit.
Pjese e ketij diskutimi ishin edhe perfaqesuesit e organizatave mjedisore nga Lushnja, Fadil Malko i organizates MEN si dhe Shkelqim Bylykbashi drejtues i Horizont EU.

Specialistet e ketyre zonave kane bere paraqitjen e situates, problemet aktuale si dhe propozimet per ndryshimet e kufijve si dhe argumentat per cdo ndryshim.
Presioni mes pushtetit vendor, biznesit dhe operatoreve turistike lokal nga njera ane si dhe Agjencia Kombetare te Zonave te Mbrojtura dhe OJF-ve ne mbrojtje te mjedisit dhe resurseve natyrore te tyre kerkojne krijimin e hartave te miremenduara dhe zgjidhjen e tyre nepermjet kompromisit mes gjithe aktoreve.

Politikat Kombetare dhe ruajtja e vlerave aktuale natyrore duhen ruajtur me fanatizem jo vetem per detyrimet ndaj Konventave apo Mareveshjeve me Organizmat Nderkombetare por edhe si pasuri Publike Natyrore ne ndihme te cilesise se Mjedisit dhe brezave te ardhshem.