E tillë është shkalla e ngrohjes globale që shkencëtarët parashikojnë që akullnaja e Malit të Humbur në Spanjën veriore do të zhduket krejt brenda njëzet viteve.
Për shkencëtarët e Institutit Pyrenean të Ekologjisë që po e monitorojnë atë, akullnaja e Monte Perdido po zvogëlohet në mënyrë të shpejtë.
“Pesë vjet më parë i kemi futur shkopinjtë 10 metra vertikalisht, kështu që ne ishim duke qëndruar të paktën 10 metra mbi lartësinë që jemi tani”, tha Ignacio Lopez Moreno i institutit ndërsa qëndronte në majë të akullnajës.
Pasi i studioi ato, ministria e mjedisit në Spanjë arriti në përfundimin se 90 për qind e akullnajave në Pirenejve janë zhdukur tashmë.
“Me shumë mundësi, kjo akullnajë për rreth 20 vjet do të jetë tashmë një formë e akullit të mbetur”, tha Moreno.
“Do të ketë një akumulim më të madh të dëborës, por do të jetë e vështirë të thuhet se është një akullnajë. Kjo është e ardhmja e praktikisht të gjitha akullnajave që mbeten në Pyrenees”.
Akullnajat mbulojnë dhjetë për qind të sipërfaqes së botës dhe ato janë gjithashtu rezervat më të mëdha të ujit të freskët në tokë.
Por meqenëse njerëzit rrallë jetojnë pranë tyre, zhdukja e tyre po kalon pa u vënë re.