Reklame:

Vendi i vetem ne toke, ku nuk mund te kete jete!

Jeta ekziston në mjedise ekstreme në Tokë, nga shkretëtira të thata dhe tundrat e ngrira deri në rrjedhjet termike, toksike në shtrirjet më të thella të oqeanit. Por shkencëtarët kanë zbuluar një vend në Etiopi, ku jeta nuk mund të gjejë rrugën e saj, sipas një studimi të ri.

Shkencëtarët kryen teste të shumta dhe zbuluan se nuk ka jetë, madje as mikroorganizma, në Dallol. Një nga mjediset më ekstreme të Tokës, Dallol është jashtëzakonisht i nxehtë, i kripur dhe acid. Pellgjet e tij shtrihen në një krater vullkanik në ultësirën Danakil, e janë të mbushur me ujë të vluar, kripë, e gaze toksike, pasojë e një aktiviteti ekstrem hidrotermal.

Edhe gjatë dimrit, temperaturat e ditës mund të kalojnë 45 °C. Disa nga pishinat hiper-acidike dhe të kripura kanë vlera negative të pH.

Edhe përkundër se shkencëtarët kanë gjetur një shenjë jete edhe në vendet me mjedise më ekstreme të botës, por kësaj here ndonëse ky vend ka prezent ujin, nuk e bën të jetueshëm për asnjë lloj gjallese.

Aktualisht, shkencëtarët po vijojnë të studiojnë “pishinat” për të kuptuar me saktësi çfarë ndodh atje që pengon jetën e gjallë.