Reklame:

Zonat e Mbrojtura: Prezantohet studimi per Parkun Kombetar Divjake – Karavasta

Gjate takimit te tretë Rajonal per prezantimin e Studimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore për qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tirane, Fier dhe Vlorë, i cili u organizua ne Lezhe u krye edhe njohja e te pranishmeve me kufijte e rishikuar te zonave te mbrojtura.
Ashtu si te gjithe drejtuesit e AdZM-ve te perfshira te cilet prezantuan projektet e zonave te tyre edhe drejtori i AdZM Fier Ardian Koçi prezantoi projektin e zonave te mbrojtura ne qarkun Fier ku ben pjese edhe Parku Kombetar Divjake-Karavasta.

Specialistet e pranishem dhane mendimet e tyre ne lidhje me kujdesin qe duhet treguar ne perfshirjen e zonave te reja si Zona te Mbrojtura por edhe ne reduktimin e zonave aktuale.

Nje mundesi eshte ajo e perfshirjes se grykederdhjes se lumit Shkumbin dhe e zones se shtratit te vjeter te ketij lumi ne kufijte e  zones se mbrojtur ne menyre per te ruajtur te gjithe kete habitat ideal per shpendet e rralle ujore dhe gjallesat te cilat kane populluar keto vende.

Tokat bujqesore ne afersi te lagunes dhe te zones se mbrojtur kane ngjallur diskutime sepse sipas specialisteve paraqesin rrezik nga gjuetia e cila mund te prek shpendet e parkut dhe ne vecantia shpendet migrator te cilet te cilet ne PKDK gjejne nje vend ideal. Nje rrezik tjeter i konstatuar eshte edhe kontaminimi i ujrave te lagunes nga pesticidet dhe mbetjet e kimikateve qe perdoren ne bujqesi i cili pariqet si nje kercenim per boten ujore te kesaj zone.

I gjithe studimi dhe diskutimi mbi Zonat e Mbrojtura ka ne fokus ruajtjen e ketyre zonave dhe krijimin e nje klime bashkepunimi mes aktoreve te ndryshem ku secili kerkon te perfitoje nga rishikimi i kufijve por vendimi perfundimtar do te meret mba konsultimit dhe diskutimit mes paleve te interesuara.