Reklame:

Dite tragjike, Shqiperia goditet nga termetet!

Tërmetet që preken gjatë natës Shqipërinë kanë shkaktuar pasoja të shumta njerëzore dhe materiale në rajonin e Durrësit dhe Tiranës. Termeti i fuqishëm 6.3 ballë ka goditur vendin rreth ores 3 te mengjesit , ndërkohë që deri me tani flitet për te pakten 7 jetë të humbura.

Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar.

Janë mobilizuar strukturat e emergjencës për të nxjerrë personat që mund të gjenden poshtë rrënojave. Zona më e prekur është Thumana.  Në total janë regjistruar më shumë se 17 lëkundje të forta.

Sipas IGJEUM goditja kryesore ka kaluar. Në zonën epiqendrore qytetarët këshillohen të qëndrojnë jashtë pasi pasgoditjet që përvijojnë mund të shkaktojnë dëmtime të mëtejshme.