Reklame:

Termeti: Situata ne Lushnje pa probleme

Termeti i fuqishem 6.3 balle me epiqender ne Durres por qe shkundi te gjithe territorin u ndje jo pak edhe ne qytetin e Lushnjes.

Fatmiresisht termeti shkaktoi vetem panik tek banoret dhe deme materiale. Bashkia Lushnje ka bere te ditur se ne çdo Njesi Administrative grupet e punes po evidentojne demet materiale.

Nderkohe qe rrjeti energjitik ne rrethin e Lushnjes nuk pesoi asnje demtim duke mos patur asnje nderprerje te energjise elektrike duke ndikuar pozitivisht ne momentet e lekundjeve te forta.
I kontaktuar nga Agronews Drejtori i OSHEE Lushnje z. Krenar Haxhiu u shpreh se te gjithe fiderat e njesise Lushnje kane qene ne pune te plote dhe nuk kane pasur asnje avari gjate termeteve.

Rrjeti elektrik nuk pesoj asnje dem nga termeti, ne te gjithe rrethin e Lushnjes nuk pati asnje nderprerje te energjise ne fiderat e njesis tone. Kemi pas vetem disa probleme te vogla ne kabinat e vjetra ekzistuese ku ka patur vetem demtime te suvase se objekteve.– u shpreh z. Haxhiu.

Nderkohe qe situata ne qytetin e Durresit, ne Thumane dhe ne Lezhe vazhdon te jete teper e rende ku numri i viktimave zyrtarisht ka shkuar ne 13 dhe mbi 600 persona te plagosur. Fatkeqesisht numri i viktimave pritet te jete me i larte.
Te gjithe grupet e kerkim shpetimit si nga vendi por edhe ato te fqinjeve po bejne te pamundur per te nxjerre sa me shume banore te gjalle nga rrenojat.