Reklame:

VATRA – Shqiptaret e Amerikes mbledhin fonde per te prekurit nga termeti!

Situata deshperuese ne te cilen po ndodhet vendi yne si pasoje e termetit te fuqishem 6.4 balle qe shkaktoi mbi 20 viktima dhe mbi 600 te plagosur deri ne keto momente ka ndergjegjesuar shume shqiptaret e diaspores qe te nisin dhurime te shumave te ndryshme per te gjithe familjet e prekura nga termeti.
Federata e Shqiptareve te Amerikes VATRA ashtu si ne çdo dite te saj vazhdon ti gjendet prane bashkombesve te saj ne shqiperi. Vatra ka njoftuar se do te filloje grumbullimin e donacioneve nga shqiptaret e Amerikes per ti ardhur sado pak ne ndihme te gjithe familjeve te prekura nga termeti.
Mo poshte keni njoftimin e plote te Federates VATRA:

BASHKATDHETARE- EJANI NE VATER TE SHTUNEN ME 30 NENTOR TE NISIM FUSHATEN PER TE DEMTUARIT NGA TERMETI NE SHQIPERI

VATRA , FUSHATË PËR TË NDIHMUAR TË PREKURIT NGA TËRMETI I 26 NËNTORIT

– VATRA fton Komunitetin që me 30 Nëntor, Ditën e Shtunë, në Orën 12.00, të mblidhemi në Vatër për çeljen e Fushatës-

Të dashur Bashkatdhetarë
Federata Vatra po ndjek me shqetësim e dhimbje pasojat e rënda të tërmetit të 26 nëntorit dhe në solidarizim me të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore, fton Shqiptarët e Amerikës që të bëhemi bashkë dhe të japim kontributet tona për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekuara. Në këto momente të vështira të lëmë mënjanë përkatësitë partiake dhe të bëhemi bashkë për të përballuar vështirësitë që po kalojnë bashkatdhetarët tanë.
Ftojmë Komunitetin që të Shtunën, 30 Nëntor 2019, Ora 12 e mesditës të mblidhemi në VATËR dhe të nisim fushatën e ndihmave. Secili kontribuon me aq sa ka mundësi, por të gjithë bashkë mund të bëjmë mrekullinë.
VATRA në Qendër kërkon që edhe degët e saj nëpër Shtetet e ndryshme t’u bëjnë thirrje vatranëve dhe komuniteteve që kanë pranë për t’u solidarizuar me këtë fushatë.
Kontributet mund të dërgohen edhe me zarfa duke i dërguar në Vatër në adresën:
VATRA
2437 Southern BLVD
BRONX, NY 10458
Cheku i paguhet Vatrës(Memo: Për Tërmetin në Shqipëri). Trasparenca do të jetë publike. Çdo donacion do të publikohet në median e diasporës dhe në rrjetet sociale. Po kështu edhe dorëzimi i ndihmave të bledhura.
Vatra ngushëllon Familjet që kanë humbur të dashurit e tyre; lutet për shpëtimin e qytetarëve që ende janë nën rrënoja dhe përgëzon ekipet e shpëtimit për sakrificat që po bëjnë në këkrim të të pagjeturëve nën gërmadha.
BASHKATDHETARË JU PRESIM TË SHTUNËN ME 30 NËNTOR, ORA 12.00 PM NË VATËR!
VATRANË, BËHUNI PJESË E KËSAJ FUSHATE!