Qe prej mengjesit te sotem pranë Bashkise Lushnje ne ambjentet e Qëndrës së Artit “Vaçe Zela” jane grumbulluar dhe po vazhdojne te grumbullohen veshmbathje dhe ushqime për familjet e dëmtuara nga tërmeti.
Kane qene të shumtë qytetarët dhe bizneset e Lushnjes, pensionistë dhe fëmijë, që i jane drejtuar pikës “Lushnja Solidare”, të cilët kane kontribuar sipas mundësive në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.
Kryetari Bashkise Lushnje ne nje lidhje direkte me Radio Lushnja ka pohuar se qyteti yne eshte perkrah dhimbjes se te prekurve dhe po mundohet te lehtesoje dhimbjen familjareve.
Gjithashtu z. Tushe deklaroi se ne Lushnje po kryhen te gjithe verifikimet ne terren per banesat e prekura nga termeti dhe po u jepet banoreve ndihma e duhur. Ne rrethin e Lushnjes deri me tani jane evidentuar vetem deme materiale dhe fatmiresisht jo ne njerez.