Reklame:

Termeti: Emiratet e Bashkuara Arabe solidarizohen me Shqiperine, dhurojne 3 mln euro ndihma

Emiratet Bashkuara Arabe janë solidarizuar me Shqipërinë, e cila po përjeton një situatë dramatike, ku shumë persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Agjencia e lajmeve të Emirateve të Bashkuara  bën me dije lajmi, ndërsa thotë se do të dërgojë 3 milionë euro në ndihmë të të prekurve.

Emiratet e Bashkuara Arabe do të ofrojnë ndihmën e tyre prej 13 milionë AED, ose 3 milionë euro, për viktimat e tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 nëntor të 2019.Ndihma humanitare do të dërgohen nga princi Shejh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan dhe Zëvendës Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Emiratet e Bashkuara Arabe.

Faza e parë e ndihmës urgjente humanitare, e cila përfshin nevojat themelore që variojnë nga ushqimi deri tek furnizimet mjekësore dhe strehimi do të përfitojnë 555,000 njerëz.
Persona të ndihmës së shpejtë në Emiratet e Bashkuara Arabe do të udhëtojnë drejt kryeqytetit shqiptar këtë të dielë, për të menaxhuar dhe mbikëqyrur shpërndarjen e ndihmës në vendet më të prekura.

Ata gjithashtu do të inspektojnë kushtet humanitare në qytetet e goditura nga tërmeti për të vlerësuar nevojat urgjente dhe të koordinohen me autoritetet lokale për mekanizmat në mënyrë që t’i ndihmojnë ata.

Emiratet e Bashkuara Arabe po japin ndihmë për popullin shqiptar, si pjesë e përgjegjësisë së saj ndërkombëtare humanitare për të ofruar një ndihmë për ata në nevojë pa asnjë dallim për ndonjë konsideratë, dhe si pjesë e politikës së jashtme të orientuar nga humaniteti, i cili bëri Emiratet e Bashkuara Arabe një kapital humanitar botëror.