PD Dega Lushnje ka postuar qendrimin e saj lidhur me situaten me te fundit lidhur me termetin e dt 26 nentor.
Kr. i deges se PD-se Sajmir Korreshi ben me dije angazhimin e strukturave te kesaj force politike ne Lushnje lidhur me ndihmat e grumbulluara.
Gjithashtu PD Lushnje ngre shqetesimin per organizimin e manget te pushtetit vendor si dhe ngre akuza per personat qe ju eshte besuar aksioni i mbledhjes se ndihmave ne bashki.
Me poshte postimi i plote.
Mbreme Partia Demokratike Dega Lushnje u solidarizua me banoret e prekur nga termeti duke derguar ndihma ne ushqime dhe veshmbathje. Nje falenderim per te gjithe ata qe kontribuan financiarishte ne kete moment te veshtire per Shqiperine dhe per ata banore te ngelur pa banesa. Kjo eshte nje detyre qytetare dhe si ne shume e shume te tjere ju pergjigjen kauzes. Por kjo eshte njera ane e medaljes ajo qe gjithmone duhet te jete ne keto momente ankthi, tmerri dhe pasigurie. Nga ana tjeter kemi konstatuar Ç’ORGANIZIMIN ME TE ORGANIZUAR qe kemi pare ndonjehere. Si ne dhe shume te tjete nuk dinin se ku duhet te dorezonin ndihmat magazina te mbushura plot por njerez duarbosh ne dyert e tyre. Fugona e kamiona qe nuk orientoheshin se ku duhet te depozitonin. Kaos total mungese apsolute e shtetit asnje nuk te orientonte.
Pastaj mora pergjigjen kur degjova se ne krye ishte vene nje mesues anglishteje Hajdut. Po cte presim me nga ky shtet kur nuk ka nje qen per identifikimin dhe lokalizimin e trupave nen rrenoj si mund te organizoj nje gje kaq te madhe. Ishalla te gjitha ndihmat shkojne per njerezit qe vertet kane nevoj se “ZERA TE LIGA” ka qe edhe po shiten.