Reklame:

Termeti/ Lushnja dhe Divjaka vazhdojne grumbullimin e ndihmave per te prekurit

Bashkia Lushnje dhe ajo e Divjakes kane vazhduar edhe diten e sotme te grumbullojne ndihma per te prekurit nga termeti ne Durres dhe rrethinat.

Ne Lushnje ne qendren kulturore “Vaçe Zela” vazhdojne vijne qytetare te dhurojne cka munden ne shenje solidaritetit per familjet ne nevoje ne Durres. Nga kjo qender u nis edhe kontigjenti tjeter me ushqime, batanije, veshmbathje etj ne drejtim te zones se termetit.

Gjithashtu edhe ne sheshin e qytetit te Divjakes jane vendosur perseri edhe diten e sotme tavolinat per te pritur kontributin e banoreve per familjet e prekura nga termeti.