Vijon të rritet bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta, duke e çuar në 49 numrin e tragjedisë, 45 të shpëtuar dhe 750 të lënduar.
Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat zyrtare se ku po vazhdon operacioni i kërkimit.
Kërkimet po bëhen nën rrënojat e hotel “Mira Mare” ku po punojnë grupet nga Serbia dhe Mali i Zi.
Nën rrënojat e këtij hoteli mendohet se ka mbetur vetëm një trup I pajetë për tu nxjerrë.
Ndërkohë janë mbyllur kërkimet në Thumanë, dhe në Durrës në zonat Kënetë, Kryqi i Kuqi, Rruga Shoqeria Bashkimi (2 gjelat)
Një tjetër tërmet është ndjerë në disa zona të vendit, duke shtuar panikun te qytetarët. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 të shkallës Riher dhe është regjistruar në orën 09:02, me një thellësi 33 kilometra nga Tirana dhe 18 kilometra nga Mamurrasi.