Reklame:

Termeti/ Tirane-Durres-Laç ne gjendje te jashtezakonshme

Sot është mëngjesi i katërt pas tragjedisë dhe shqiptarët vijojnë të jenë në panik, pasi lëkundjet e tokës vazhdojnë, disa prej të cilave të forta. Me qindra banorë vijojnë të qëndrojnë në çadra, pasi shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga tërmeti, ndërsa Shqipëria i kaloi festat e Pavarësisë dhe të Çlirimit në zi kombëtare dhe gjendje të jashtëzakonshme.

Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë, Durrës dhe Laç, aty ku situata është më dramatike nga tërmeti i fuqishëm, epiqendra e të cilit ishte në Detin Adriatik. Prej katër ditësh, ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Kroacia, Italia, Franca, etj, vijojnë kërkimet nën rrënoja për nxjerrjen e trupave, që ndodhen nën to.

Në qarkun e Durrësit janë 1260 persona të akomoduar nga të cilët deri tani janë 625 në hotele dhe 360 në palestrat e shkollave, të tjerët në çadra apo tek të afërmit. Në Thumanë janë rreth 500 persona të akomoduar në çadra.  Për ta ka filluar transporti nga kampet për në hotele në Shëngjin. Deri tani janë transportuar 16 familje me 64 persona por siç e kemi dikutuar edhe pse çadrat në Thumanë dhe në Laç do ngrihen, të gjithë banorët do spostohen në hotele. Janë dy kategori:
Kategoria e pare e atyre që janë përqëndruar në zonat e prekura rëndë urbane dhe ata në zonat ruale.
Kategoria e dyte per shembull si Bubqi që e kanë të lidhur jetëm me gjënë e gjallë me punën në blegtori dhe kanë një arsye për të refuzuar largimin dhe duan të kenë një çadër në pronën e trullit të tyre.

Për këtë dua që Ministria e Mbrojtjes të marrë masat që të garantojmë një tjetër kategori dhe cilësi çadrash dhe kjo duhet bërë në bashkëpunim me gjithë partnerët për të siguruar që periudha e dimrit të jetë sa më e lehtë.
Në Berat janë akomoduar 200 persona ndërsa personat që janë pa shtëpi apo pa strehim në tiranë janë 3480. Nga këta janë 1 mijë persona të akomoduar në 5 qendra pritëse, të tjerët në çadra dhe tek të afërmit.
Në Elbasa janë strehuar 209 persona.
Një bilanc i përkohshëm i dëmeve në qarkun e Durrësit kemi 701 banesa të dëmtuara, 12 banesa të shkatërruara totalisht dhe 176  pallate të dëmtuara.
Në qarkun e Tiranës 15 banesa të shkatërruara totalisht 239 banesa të dëmtuara, 8 pallate që janë jashtë funksionit dhe 61 pallate të dëmtuara” tha Rama.

Ai nënvizoi se edhe Laçi do të përfshihet në gjendjen e jashtzakonshme që aktualisht është në fuqi për dy qarqe si Tirana dhe Durrësi.