Ekipi i Malagës në Spanjë, kua aktivizohen edhe dy futbollistët shqiptarë Keidi Bare e Armando Sadiku, është solidarizuar me Shqipërinë pas situatës me tërmetet.
Përpara se të luanin përballë Numancian në transfertë, të gjithë futbollistët e Malagës kishin shkruar në bluza “Lutuni për Shqipërinë”.
Slogani “Pray for Albania/ Lutuni për Shqipërinë” ishte ndër më të përdorshmet për situatën e tërmeteve në vend.
Esta noche hemos querido saltar al verde de #LosPajaritos con un mensaje de apoyo a las víctimas del #seismo de #Albania ?#PrayForAlbania?? #NumanciaMálaga⚽️ pic.twitter.com/9w8aEKkljc
— Málaga CF (@MalagaCF) November 29, 2019