Reklame:

Termeti/ Myftinia ne ndihme te familjeve te prekura ne Lushnje

Myftinia Lushnje vazhdon misionin e saj humanitar ne ndihme te familjeve te prekura nga termeti i 26 nentorit.
Termeti 6.4 balle i cili shkaktoi 51 viktima dhe rreth 900 te plagosur dhe me deme te pa llogaritshme ne Durres, Tirane, Lezhe dhe Laç, ka shkaktuar dhe deme ne Lushnje. Ne rrethin e Lushnjes dhe Divjakes jane konstatuar deme materiale ne banesat e vjetra dhe me pak ne ato te reja.

Disa familje qe banonin ne banesa te vjetra kane ngelur ne qiell te hapur pasi shtepite e tyre jane shkaterruar plotesisht. Nje prej ketyre familjeve eshte edhe ajo e Adriatik Bufasit nga fshati Ngurrez i Njesise Administrative Krutje.
Fotografite tregojne ate cfare ka lene pas termeti i fuqishem me magnitude 6.4 rihter  i 26 nentorit ne shtepine e Adriatikut.

Myftinia Lushnje ka qene prane kesaj familje dhe ka dhuruar pako ushqimore, batanije dhe veshmbathje per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre deri ne nderhyrjen e institucioneve shteterore.