Reklame:

6.8 milione euro grante per blegtorine – Rritet fondit, zero dokumenta per aplikim

Rreth 6.8 milionë euro do të shkojnë për subvencione në sektorin bujqësor gjatë vitit 2020. Fondi në dispozicion ka pësuar rritje krahasimisht me vititn 2019 në rreth 1.8 milionë euro.  Skemat kombëtare për vitin e ardhshëm, ashtu edhe sikurse sivjet, do të financojnë kryesisht blegtorinë, megjithëse nuk kanë dale ende detajet se sa do të jetë mbështetja konkrete.

Sërish parashikohet që  të ketë lehtësi në aplikime dhe dokumente zero, në mënyrë që fondet të përthithen lehtësisht dhe të shkojnë atje ku ka më shumë nevoja dhe kanë potencial për zhvillim. Blegtoria është nënsektori më pak i financuar ndër vite dhe qe jep kontributin më të ulët në eksporte dhe të ardhura për fermerët.

Ndërsa nëpërmjet programit IPARD, për vitin 2020, parashikohen të disbursohen 2 miliardë lekë apo 162 milionë euro, të cilat shkojnë kryesisht për mbështetjen e investimeve të mëdha, zhvillimin rural, rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve etj.

Edhe për skemat e IPARD, Ministria e Bujqësisë po shikon mundësitë për lehtësimin e procedurave dhe mbështetjen e agrobizneseve dhe fermerëve në mënyrë që këto fonde të mund të thithen.