Reklame:

Demtuesit e specit

Për shkak të rëndësisë së specit gjatë periudhës së vjeshtës, në veçanti speci i kuq, në këtë tekst do të analizohen insektet më të dëmshme të kësaj kulture, si dhe masat që rekomandohen për t’i kontrolluar ato dhe për t’i zhdukur.

Brumbuj
Dëmi i drejtpërdrejtë nga këto insekte shkaktohet nga larvat. Simptomat manifestohen në formë të pjesëve të ngrëna në qafën e rrënjës dhe në pjesët e poshtme të fletës. Ngjyra e larvave është kafe ( një lloj si ngjyra e tokës) dhe janë të gjata rreth 50 mm. Për zhdukjen efikase të brumbujve që hanë pjesët e specit, trajtimi me insekticide duhet të kryhet gjatë orëve të natës. Derisa larvat e brumbujve janë të vegjël, mënyra më efikase dhe më racionale për zhdukjen e tyre është me përdorimin e insekticideve me kontakt ( piretroide, insekticide karbamate) me përdorim më të madh të ujit.

Morra të gjetheve
Sulmi i morrave të gjetheve manifestohet me deformime në majën e meristemit të specit dhe ngecje në zhvillim. Gjethet e dëmtuara thahen dhe në fund bien. Pjesa e pasme e gjethit për shkak të “vesës së nektarit” ngjitet dhe është cak i sulmeve të myshkut saprofil. Dëmi më i rëndësishëm ekonomik e shkaktuar nga morrat e gjetheve
është b artja e v iruseve. Morrat e gjetheve për shkak se kanë mbijetuar shumë gjenerata kanë aftësi për bartjen e viruseve, të cilët me infeksionin e realizuar bëhen të vështira për tu kontrolluar. Për shkak të aftësisë për rezistencë të shpejtë, gjatë kontrollit të morrave të gjetheve duhet të bëhet ndërrim i insekticideve nga grupe të ndryshme, duke filluar nga neonikotinoidet, piretroidet, karbamatet.

Merimanga e kuqe
Dëmi nga merimanga e kuqe zakonisht paraqitet gjatë lagështisë relativisht të ulët në hapësira të mbrojtura. Dëmet primare manifestohen si pika të verdha të përhapura në mënyrë jo të rregullt, gjatë çka në fillim, nervatura kryesore ngel e pa prekur. Gjatë fazave që pasojnë, insekti përhapet në të gjithë gjethin dhe për pasojë në fund gjethi bie.
Bimës së infektuar me merimangë të kuqe, në pjesën e prapme të gjethit me llupë mund të vërehen insekte të vogla të kuqe, në formë të pikave. Masat për kontroll të këtij insekti janë zhdukja e vegjetacionit të barishteve për rreth, nivel relativisht i lagshtë në objekt. Në praktikë ndikim më të mirë nga insekticidet për kontrollin e merimangës të kuqe kanë abamektinet.

Krahëbardha
Insekt i njohur që dëmton prodhimet bujqësore. Gjatë infektimit masiv me këtë insekt gjethet ngjiten, bëhen ngjyrë gri, ndonjëherë edhe të zeza. Kur paraqiten shumë gjenerata, nevojitet kontroll i rregullt dhe mbrojtje e bimëve.
Si masë parandaluese rekomandohet zhdukja e vegjetacionit dhe shkurreve përreth dhe në hapësirën e mbrojtur. Gjatë përdorimit të insekticideve rekomandohet të njëjtat të përdoren sipas modelit të rotacionit (neonikotinoide, karbamate, piretroide, rregullator të hormonit të rritjes).

Nematode
Lloji më i shpeshtë i nematodeve të cilat i sulmojnë specat janë nematodet i llojit të Meloidogyne.
Bima e sëmurë në temperatura të larta venitet, ndërsa në sistemin e rrënjës manifestohen toptha të vegjël (tumor).
I nfektim më i madh shkaktohet kur speci kultivohet në tokë të lehtë, tokë ranore dhe më pak kur speci kultivohet në tokë më të rëndë, tokë argjilore.
Nëse infeksioni shkaktohet gjatë fazave fillestare të rritjes dhe zhvillimit të specit, humbjet biologjike dhe ekonomike janë të mëdha. Për kontroll të suksesshëm nevojitet kultivimi i specit në rreshta. Rekomandohet edhe mbrojtja biologjike kundër nematodeve, ndërsa përdorimi i nematodeve është i kufizuar.