Reklame:

Shpallet tenderi per Ministrine e Bujqesise/ 160.5 milione leke per sistemin monitorues te anijeve te peshkimit

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur tenderin me fond 160.5 milionë lekë, që do të shkojnë si investim për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Projekti parashikon përmirësimin e sistemit VMS të MBZHR-së, i cili është një sistem satelitor i mbyllur, që transmeton të dhënat e anijeve të peshkimit çdo dy orë kur janë në lëvizje, si dhe çdo 4 orë kur ato janë të ankoruara në port.

Ne total janë 220 anije peshkimi mbi 12 metra te regjistruara ne Republikën e Shqipërisë, nga te cilat 199 janë aktive. Nga këto 183 kanë aplikuar për mbështetje pranë AZHBR.  Që prej muajit Prill 2017, nuk transmetojnë asnjë sinjal në qendrën e kontrollit ne QNOD. Në kundërshtim me ligjin dhe shkeljes flagrante të kushteve ndërkombëtare. Pajisjet qendrore të këtij sistemi ndodhen në Qendrën Operacionale Detare – Durrës. Me anë të këtij sistemi kryhet monitorimi dhe gjurmimi i anijeve të peshkimit të regjistruara në Republikën e Shqipërisë” shpjegohet në dokumentacionin bashkangjitur tenderit.

Objektivi i këtij projekti pritet të jetë përmirësimi dhe zhvillimi i sistemeve aktuale të monitorimit dhe gjurmimit te flotës shqiptare te peshkimit.

Sipas detajeve të tenderit, vendndodhja e bazës operative do të jetë Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare, si dhe realizimi i projektit parashikohet brenda një harku kohor 6 mujor, nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues. (SCAN)