Reklame:

Fabrika e vajit “Matjani”, cilesi e garantuar per fermeret dhe konsumatoret

Fabrika e vajit “Matjani” prej 3 vitesh ne treg ka krijuar nje emer te mire ne gjithe rajonin e Lushnje – Rrogozhine – Peqin. Me nje kapacitet perpunues 20 kv/ore kjo linje eshte teknologji e fjales se fundit ku cdo proces eshte elektroniko-mekanik.

Te gjithe klientet jane te kenaqur si me cilesine e vajit po ashtu edhe me kohen e perpunimit apo kushtet higjeno sanitare te paisjeve. – Ky vit ka qene i mbare per kultivuesit e ullirit – shprehet pronari i fabrikes Sokol Matjani.

Megjithese ka shume fermere qe nuk kane mare rendimentin e pritur, vaji ka parametra te nje cilesie te kenaqeshme qe natyrisht kane lidhje me elemente te ndryshem.

Varieteti i ullirit, zona ku eshte mbjelle, trajtimi me plehera si dhe ajo qe mbetet kryesore vemendja qe cdo fermer i ka kushtuar kultivareve ne krasitje, sperkatje ndaj demtuesve apo pleherim dhe punim toke.

Kete vit kemi kapur deri tani vleren e pritur krahasuar me vitin e kaluar. Ullinjte kane dhene mesatarisht nga 20 – 22 lit per kv ne varesi edhe te varietetit. Cmimi i vajit ne fabrike eshte 600 lek/kg dhe cilesia e tij eshte e padiskutueshme.

Sasia e vajit te prodhuar rritet cdo vit por shitja e tij vazhdon te mbetet me forma tradicionale. Si ne cdo sektor edhe Vaji i Ullirit kerkon zhvillim te tregut ne drejtim te marketingut dhe ambalazhimit. Kjo do te prodhoje rritje te cmimit si dhe permiresim te sigurise ushqimore e bashke me to edhe standartet.