Reklame:

Mushkonja aziatike kercenim per Europen

Mushkonjat tigër të Azisë që mund të përhapin mbi 20 viruse fatale për shumë vende europiane dhe përcjellin një makth shëndetësor.

“Për vendet si Italia, Franca dhe Spanja, tashmë ky është një skenar shumë i keq. Ata nuk mund të eliminojnë mushkonjën tigër aziatike, ata vetëm përpiqen të reduktojnë numrin dhe efektet”, theksoi Soeren Metelmann, një akademik në Universitetin e Liverpool-it.

Sipas tij, mushkonja tigër aziatike mund të përhapë mbi 20 viruse të ndryshme, të tilla si virusi dengo, chikungunya, zika, ethe të verdha, krimbat filariale dhe ato të zemrës.

Metelmann shpjegoi tre fazat përmes të cilave transmetohet infektimi nga mushkonjat, duke përmendur “agjentin infektiv (një udhëtar apo majmun i infektuar), vektorin (mushkonja) dhe pritësin (njeriu)”.

Fillimisht mushkonja u shumëzua në klimat sub-tropikale, si në veri të Kinës dhe Japoninë qendrore, ndërsa më pas gradualisht u përhap në Amerikën Veriore dhe Europë duke përdorur një “mekanizëm të posaçëm”.

“Kjo specie ka avantazh se mund të shpërndajë vezë të posaçme në fund të vitit që thjesht mund të presin derisa të mbarojë dimri dhe më pas të çelin larvat kur temperaturat janë më të përshtatshme në pranverë”, tha Metelmann.

Ai parashikon se një krizë e afërt klimatike që çon në temperatura të ngrohta mund të luajë rol në përhapjen e infektimeve të shkaktuara nga mushkonjat.

“Në temperatura më të ngrohta, ka më shumë mushkonja dhe ato infektohen shumë më shpejtë, duke çuar në kushte perfekte për shpërthime. Edhe më shqetësues është fakti se kjo mushkonjë tashmë ka shkaktuar dy shpërthime të virusit ‘chikungunya’ me rreth 300 dhe 500 raste në Itali si dhe një numër të rasteve të virusit ‘dengo’ në Europën Jugore. Këtë vit pati edhe një rast të virusit ‘zika’ në Francë”, theksoi Metelmann.

Për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjeve dhe të mushkonjave si dhe për të ndihmuar në uljen e shpërthimeve ai sugjeroi për mbikëqyrje aktive dhe për përdorimin e spërkatjeve insektmbytëse për të vrarë larvat.

“Mendoj se mënyra më e mirë për të shmangur rastet në Europë do të ishte të ndihmojmë në reduktimin e numrit të rasteve në tropikalët. Nëse ka më pak raste në tropikalët, më pak udhëtarë infektohen dhe sjellin sëmundjen në Europë”, theksoi Metelmann.