Reklame:

Ujesjellesi i ri ne lagjen “Kadri Qystri”

Projekti i Bankes Gjermane KFW per linjen e re te ujesjellesit ne Lushnje i cili po zbatohet prej disa vitesh ne kete qytet tashme eshte ne lagjen Kadri Qystri.
Linja e re e Ujesjellesit ne lagjen K. Qystri eshte ne fazen e fundit te shtrirjes se linjes kryesore te furnizimit me uje.

Investimi i Gjermaneve te KFW synon te ul humbjet dhe abuzimet ne rrjetin e furnizimit me uje por njekohesisht edhe te rrise cilesine e ujit. Me perfundimin e kesaj faze te projektit i cili do te vazhdoje edhe ne lagjet e tjera te Bashkise Lushnje do mundesohet furnizimi me uje 24 ore dhe me cilesi dhe standarde europiane.