Reklame:

Lushnje, Te prekurit nga termeti do perfitojne bonus qeraje

Termeti i shkaterrimtar i 26 nentorit i cili shkaktoi 51 viktima, mbi 900 te plagosur dhe deme te medha ne banesa dhe biznese, shkaktoi dhe deme ne qytetin e Lushnjes.

Genti Nushi nenkryetari i Bashkise Lushnje ne emisionin Udhekryq deklaroi se fatmiresisht ka patur vetem deme materiale. Termeti ka shkaterruar disa banesa private te cilat kane qene te ndertuara para viteve 90 te cilat edhe para termetit kane patur probleme. Ne ndertesat shume kateshe ne Lushnje jane evidentuar demtime te mureve ndares dhe jo te struktures se pallateve cka i ben ata te sigurte ne teresine tyre u shpreh z. Nushi. Aktualisht po kryejme edhe strehimin e banoreve te cilet nuk mund te qendrojne ne banesat e tyre dhe gjithashtu kemi vendosur edhe bonusin e qerase per nje vit per keta banore.

Inxhinieri Maksim Çuko ne mikrofonin e Radio Lushnjes u shpreh se jane vetem 10 familje ne dy pallate ne Lushnje te cilat kane probleme me muraturen dhe grupi jon i inspektimit i ka shpallur keto apartamente te pabanueshme sepse rrezikojne jeten banoreve. Por – thekson z. Çuko – nuk kemi ne asnje rast demtim te struktures se pallateve, kemi vetem deme ne muratura te cilat kane ardhur si pasoje e mos respektimit te kritereve te ndertimit.
Jemi ne pritje te nje grupi inspektimi nga inxhiniere nga Tirana te cilet do vijne me kerkese tonen dhe te banoreve te pallateve te prekura per nje mbykqyrje me te hollesishme dhe profesionale. – deklaroi Inxhinieri Çuko.
Ne te gjitha pallatet te cilat kane patur demtime te lehta ne mure dhe suvatime do te riparohen nga ndertuesit te cilet gjate nje takimi me kryetarin e Bashkise z. Tushe jane shprehur te gatshem per te marre persiper te gjithe riparimet e ketyre demtimeve.
Me poshte keni emisionin e plote Udhekryq i drejtuar nga gazetari Shkelqim Bylykbashi.
Pjesa 1

Pasojat e termetit ne Lushnje

Gepostet von Radio LUSHNJA 95.5 FM am Freitag, 6. Dezember 2019

Pjesa 2

Gepostet von Radio LUSHNJA 95.5 FM am Freitag, 6. Dezember 2019