Mandarina është ndër agrumet më të pëlqyera, sidomos në muajt e vjeshtës dhe të dimrit.
Disa studime kanë dalë në përfundimin se duhet të jemi të kujdesshëm me sasinë e konsumuar të mandarinave, sepse sipas tyre, nëse hani mandarina me tepri mund të keni dhimbje barku, që mund të çojnë deri në diarre.
Po ashtu, tepria mund të çojë në shtim të peshës, vjellje, marramendje, fryrje barku, dhe thartirë stomaku, dhimbje koke si edhe pagjumësi.