Reklame:

Piramida Ushqimore!

Ajo që ju hani ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe është një pjesë e rëndësishme për mbajtjen e një peshe të shëndetshme dhe parandalimin e shumë sëmundjeve kronike. Zgjedhja e ushqimit që ju bëni sot do të ndikojë në shëndetin tuaj për pjesën tjetër të jetës.

Ushqyesit kryesorë që trupi i njeriut ka nevojë janë: karbohidratet, proteinat, yndyrnat, vitaminat, mineralet, dhe uji. Është e rëndësishme për të marrë mjaft nga të gjitha këto elemente dhe për ta bërë këtë në një mënyrë të shëndetshme.

Këshilla të përgjithshme

  • Në përgjithësi, ushqimet e gatuara në shtëpi janë më të shëndetshme se ato të blera jashtë shtëpisë.
  • Ushqimet natyrale janë më të shëndetshmet. Shmangni ushqimet e përpunuara kur është e mundur
  • Hani më shumë fruta dhe perime; ato janë një burim i shëndetshëm karbohidratesh, fibrash, vitaminash dhe mineralesh.
  • Ulni konsumin e yndyrnave dhe sheqernave. Yndyrnat dhe sheqernat e përpunuara janë të këqija për shëndetin tuaj.
  • Sheqeri, sipas studimeve të fundit, mund të shkurtojë jetën tuaj dhe rrit shansin për të vuajtur nga sëmundje të zemrës dhe diabetit.
  • Zëvendësoni pijet me sheqer, me ujin për të kufizuar konsumin e sheqerit tuaj. Ju mund të provoni të shtoni një fetë limoni në gotën tuaj të ujit për t’i dhënë shije.

Karbohidratet

  • Karbohidratet gjenden tek ëmbëlsirat, drithërat dhe patatet.
  • Gjëja më e mirë që mund të bëni është të kufizoni konsumin tuaj të karbohidrateve të përpunuara.
  • Një dietë e rëndë me karbohidrate, në veçanti karbohidratet e përpunuara, mund të sjellin shtim në peshë.

Proteinat

  • Proteinat janë tepër të rëndësishme për shëndetin. Ato mund të merren nga mishi, peshku, vezët, arrat, qumështi, bajamet dhe bishtajoret.
  • Proteinat nga pjesa pa dhjamë e mishit janë tepër të shëndetshme
  • Kufizoni konsumin tuaj të sallamrave dhe të produkteve të kafshëve të mbushura me kripë dhe erëza për t’u dhënë shije, por që nuk kanë vlera ushqyese.
  • Mishrat e përpunuar nuk janë të shëndetshëm dhe janë të lidhura me kancerin, informacion ky nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Yndyrnat

  • Yndyrnat e shëndetshme gjenden në vajin e ullirit, te djathi, gjalpi, lajthi, arra, pula ose lepuri.
  • Edhe pse yndyrna është një lëndë ushqyese thelbësore, kufizoni konsumin e tyre.
  • Produktet e përpunuara si margarina ose vajrat bimore, mishi i dhjamosur, patate të skuqura dhe ushqime të skuqura, të gjitha përmbajnë yndyrna jo të shëndetshme.

Fibra

  • Fibra gjendet me bollëk tek misri, lulelakra, brokoli, lakra, fasulja dhe kërpudha.
  • Një dietë e lartë në fibër mund të ndihmojë për mbajtjen e një peshe normale dhe një sistem tretës të shëndetshëm.

Vitaminat dhe Mineralet

  • Burimet më të mira të vitaminave janë perimet dhe frutat.
  • Hani lloje të ndryshme të frutave dhe perimeve. Sa më shumë ngjyra të keni në pjatë tuaj, aq më shumë të ngjarë ka që ju do të merrni vitamina, minerale dhe fibrat që ju duhen.

Uji

  • Trupi i njeriut është 60% ujë dhe është e rëndësishme që të pihet shpesh ujë.
  • Uji në supë ose në ushqime të tjera mund të ndihmojë me hidratimin e trupit.