Reklame:

Shurup sheqeri per ushqyerjen e bleteve!

Sheqeri është një ushqim shumë i vlefshëm i bletëve dhe është ndoshta ushqimi shtesë fitimprurës i disponueshëm për ushqyerjen e bletëve. Por sa i ëmbël është aq është i hidhur. Njerëzit për të treguar helmushmërin e shprehin me një thënie popullore, ku ndryshimi lidhet vetëm me një germë; Zahar-Zeher. Sheqeri njihet si “helm i bardhë”. Alkimisti i njohur Pracelcius disa shekuj më parë ka porositur njerëzimin se’’ helmi nuk është cilësi është sasi”.

Sheqeri i përdorur si një shurup do të stimulojë bletët që të nxiten, të mbledhin nektarin dhe polen, dhe t’u mundësojnë bletëve kapërcimin e situatave te urise. Gjithsesi kujdes! Përdorimi i tepërt, pa kriteri sheqernave me cilësi të ulët, mund të shkaktojë probleme të rënda ushqyese. Vetëm ushqim sheqeri i standardizuar, ivertuar, në raport të drejtë me sasinë e polenit, që bletët janë duke mbledhur. Përndryshe kemi çrregullime dhe pasoja.

Bletaria bashkëkohore ballafaqohet me probleme të ndryshme, midis tyre me e rëndësishme dhe vendimtare është ushqimi plotësues i bletës. Dieta e rregulluar me parametra standarde ndihmon shoqërinë e bletëve. Këto familje jo vetëm shumohen, po vijnë në jetë më shëndetshme dhe janë më produktive. Nga ana tjetër, përgatitja dhe ushqyerja jo normale, janë shkaqe për rënie të numrit, për rrjedhojë bie prodhimi, e vazhdojnë më një gjendje të rënduar me shfaqjen e një sërë sëmundjesh deri në rënie drastike, e shfaqje të sindromit të pakësimit të bletëve, te humbjeve ‘’pa nishan’’. Në vite të pa favorshme, në mungesa të theksuara te nektarit në natyrë, bletari i ushqen bletët me sasira të bollshme sheqeri.

Qëllimi është të shpëtojë nga vdekja (uria). Për ta bërë të tretëshm, efektive për organizmin bletës, asaj i duhet ta shpërbëj sherbetin e sheqerit, duke e zbërthyer. Bletës i duhet që saharozën ta shpërbëj duke e zbërthyer nëpërmjet proceseve biokimike në glukozë dhe fruktozë. I gjithë ky proces biokimik kompleks e çon në rraskapitje fiziologjike bletën. Bleta në prag të fazës së letargjisë hynë e dobët.

Me qëllim që të evitohet dobësimin e shoqërisë së bletëve, veçanërisht në prag dimri, shurupi i sheqerit rekomandohet të shpërbëhet, të zbërthehet saharozapër ta bërë më lehtësisht të përvetësueshëm dhe për të mos humbur kohën.,- Bletarët në kushte shtëpie e realizojnë vetëm pjesërisht(10-15%) invetrazën e saharozës të sherbetit me acidet organik, citrik, acetik etj. Niveli më i arrirë rezultojë, kur u shtua 0,4% ( acid acetik glacial)për kilogram sheqer tek shurupi i sheqerit, i përgatitur për ushqimin e bletëve dimërues. Dëmtimet në bletët e pranverës ishte më e ulët kur ato ushqeheshin me shurup sheqeri, të acidifikuar me acid acetik, krahasuar me ato, që ushqehen me shurup sheqeri jo i acidifiikuar.

Mirëpo informacioni shtesë është i domosdoshëm. Cila është fjala e fundit e laboratori USDA? Lideri i saj, Pettis shkruan: “… ne jemi duke punuar me mostra të ndryshme, të mbledhura gjatë gjithë vitit. Idea jonë është se bletët kanë pësuar një goditje të rëndë. Stresuesi i parë dhe kryesor është dieta e varfër”. -Shkenca ka studiuar, historikisht, tek bleta materien, (lëndën). Studimi i saj është vetëm sipërfaqja e ekzistencës. Sot, shkenca ka bërë një hap, ka kapërcyer pragun. Ajo, sot, pohon se ekziston energjia, që është një shtresë më e thellë se lënda.

Për sherbetin e sheqerit përdoret sheqer i bardhë i grimcuar. Në prodhim modern nuk përdoret sheqer kafe ose i papërpunuar. Përmbanë papastërti me efekte toksike. Sherbeti, përbëhet në proporcion sipas stinës, dhe qëllimit të përdorimit. Standarti është 65%, në stinën e vjeshtës. Nuk ka nevojë të vlojë përzierja. Përdoret uji i ngrohët.Llokoçitet rregullisht për të hequr ajrin, flluska dhe shpërndahen të gjitha kristalet.Kur tretet plotësisht, përzierja bëhet e qartë me ngjyrë kashte të zbehtë.
(Njësia Kombëtare e Bletëve, Agjencia e Kërkimit të Ushqimit dhe Mjedisit) thekson: Nëse sherbeti ruhet për një kohë, do të vërehet një rritje e dobët e disa kërpudhave të zeza, që shfaqen herë pas here. Kjo parandalohet me timol. Shtimi pak timoli është domosdoshmëri. Thymoli (tretet ne alkool)tretet lehtësisht në një shishe të vogël. Në bletari ndodh rëndom që bletarët zakonisht heqin mjaltin nga kosheret dhe plotësojnë rezervat e ushqimit me sherbet sheqeri. Shurup i sheqerit i invertuar është testuar në Institutin e Apikul-ture në Rybnoje( Rusi).
Sipas të dhënave përshkrim i enzimave si p.sh(Pchelit) pasuron shurupi e zbërthyer me aminoacide, lipide, vitamina të grupit B,dhe mikroelementet. Bletët dimërore, që ushqehen me shurup sheqeri të zbërthyer nga enzimat, konsumojnë më pak polen (me 40%) dhe sheqer (me 20–30%) krahasuar me bletët e ushqyera me shurup sheqeri të pa invertuar me enzima. (Nga Agim Nelaj)