Reklame:

UKL: Linja e re Konjat – Lushnje do kaloje ne tokat bujqesore, Shmangen abuzimet dhe ulen kostot

Modernizimi i infrastruktures se ujesjellesit Lushnje, parashikuar nga Programi Infrastruktura Bashkiake V po vazhdon ne linjen kryesore te furnizimit nga pus-shpimet e Konjatit deri ne Lushnje dhe ne linjat e shperndarjes ne qytet.

Pas zbatimit me sukses te projektit pilot ne dy lagje te qytetit Lushnje “L. Dhamo” dhe “S. Libohova” puna po vazhdon me modernizimin e rrjetit ne lagjet e tjera te qytetit.

Aktualisht UKL po vazhdon me zevendesimin e tubit kryesor te furnizimit nga Konjati deri ne Lushnje i cili eshte prej gize dhe teper i demtuar dhe shkakton humbje te medha ne rrjet. Kane mbetur 5.6 km linje nga Germenji deri ne Konjat pasi nga Lushnja deri ne Germenj eshte perfunduar.

Si pasoje e ndertimeve te shumta pergjate autostrades Lushnje – Rrogozhine prane se ciles ndodhet edhe linja e vjeter e furnizimit, linja e re eshte parashikuar te kaloje ne pjesen e tokave bujqesore per te shmangur edhe demtimet e mundshme ne nje te ardhme.
Sipas burimeve te Agronews linja e re e ujesjellesit do te kaloje ne rruget lidhese te parcelave bujqesore ne menyre qe te kete sa me pak kosto financiare per demshperblimet. Demshperblimet dhe kostot e tjera shtese i ka marre persiper bashkia Lushnje me nje fond rreth 5 mln leke.